E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaidanow : Kosova, ka miq të fuqishëm

Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kaidanow ka thënë se kosova ka miq të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera në Europë dhe në mbarë botën. "Këta miq kujdesen për ju dhe për drejtimin që do të zgjidhni, ndërsa këshilla e tyre është e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh në mënyrë serioze", tha Tina Kajdanow, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujtohet cdo vit në 4 korrik. Në vijim, diplomatja amerikane theksoi se Kosova duhet të mësohet që në mënyrë të vërtetë të respektojë multietnicitetin. Në ceremoninë e zhvilluar në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›