Ban Ki Moon nis misionin në Birmani

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka mbërritur në Birmani për një vizitë dyditore gjatë së cilës do t'i bëjë thirrje qeverisë që të lirojë udhëheqësen e opozitës, Aung San Suu Kyi. Ban Ki Moon do të zhvillojë bisedime me udhheqësin e qeverisë ushtarake të vendit, Than Shwe, por nuk dihet nëse do ta takojë udhëheqësen e opozitës, Suu Kyi. Misioni është i vështirë por në të njëtën kohë, e di se nuk duhet të bëjmë maksimumin për të sjellë ndryshime në procesin e pajtimit politik dhe atë të demokratizimit në Mianmar" theksoi ai. Ban krijoi një raport me udhëheqësin ushtarak të Birmanisë, Than Shwe vitin e kaluar kur vizitoi Birmaninë pas ciklonit Nagis.