E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,uron Iranin për Vitin e Ri persian

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se dëshiron të ketë një "fillim të ri" në marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, me më tepër mundësi për partneritet dhe tregëti mes të dy vendeve. Zoti Obama dha një mesazh për Zërin e Amerikës sot, përmes të cilit ai u dërgonte urimet më të mira iranianëve dhe të tjerëve që festojnë Novruzin, siç njihet ndryshe Viti i Ri persian. Në fjalët që drejtoheshin për udhëheqësit iranianë, Presidenti Obama theksoi mosmarrrëveshjet serioze mes të dy vendeve, por shtoi se administrata e tij është e përkushtuar ndaj diplomacisë dhe do kërkojë lidhje konstruktive mes SHBA-së, Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Obama tha se procesi i angazhimit nuk do të çohet përpara nga kërcënimet, por nga ndershmëria dhe respekti reciprok. Ai tha se vendi i Irant në bashkësinë e vendeve të tjera të botës nuk mund të arrihet përmes terrorit dhe armëve, por përmes veprimeve paqësore. Komentet e zotit Obama janë në kontrast me paraardhësin e tij ish-Presidentin Xhorxh W. Bush, i cili u përpoq ta izolojë Iranin, duke e cilësuar atë si pjesë e të ashtuquajturit "bosht i së keqes".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›