E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuador, rrëzohet avioni, 6 të vdekur

Një mjet fluturues ushtarak është rrëzuar mbi dy ndërtesa në kryeqytetin e ekuadorit, Quito, i cili ishte mbuluar nga mjegulla. Për pasojë kanë humbur jetën nga ky aksident të paktën gjashtë persona, bënë të ditur autoritetet vendase. Burime qeveritare thane se tre anëtarë të personelit të ushtrisë dhe dy civilë që ndodheshin ne bordin e një aeroplani të tipit Beechcraft 200 gjetën vdekjen nga ky aksident ndërsa një tjetër person u vra në terren. Burime zyrtare te emergjencave thanë se aeroplani goditi dy ndërtesa në njërën prej lagjeve më të pasura ne pjesën veriore te qytetit. Edhe pse ne vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësat, nuk është bërë i mundur shpëtimi i personave që gjendeshin ne bord, pasi mjeti fluturues është përfshirë nga flakët. Më pas, Presidenti i ekuadorit Rafael Correa i shoqëruar nga anëtarë të stafit të tij, vizitoi vendin e ngjarjes. Shkaku i aksidentit ështe ende i paqartë. Kushtet atmosferike dhe mjegulla shpesh behen shkak për vështirësi dhe vonesa në sistemin e aviacionit. Në dy dekadat e fundit disa avionë janë rrëzuar vecanërisht ne zonat malore të andeve. Edhe ne vitet 90 u rrëzuan dy avionë në të njëjtën zonë ku ndodhi edhe aksidenti i orëve të fundit. Asokohe humbën jetën shefi i ushtrisë dhe zedhnësi i qeverisë. Në shtator të vitit të kaluar, një avion pasagjerësh që transportonte më tepër se 60 persona sërish pati probleme duke dalë jashtë piste, por famtirësisht pa shkakatur viktima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›