Serbi,De Kermabon kërkon bashkëpunim

Shefi i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, ka deklaruar në Beograd se duhet të punojmë me të gjithë aktorët, përfshirë Serbinë. Ai ka theksuar se nëse dëshirohet të luftohet krimi i organizuar dhe të krijohet stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë, duhet të këtë bashkëpunim me të gjithë.
"Ne nuk mund të punojmë pa pjesëmarrjen e komunitetit serb", ka vlerësuar shefi i EULEX-it. Në komunikatën për media të EULEX-it, thuhet se shefi i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, në Beograd ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ministren e Financave, Diana Dragutinoviç dhe ministren e Drejtësisë, Snezana Maloviç.