Obamën s’po e lënë rehat mizat në Amerikë e sorrat në Kosovë!

"A do të dëshironit të ishit mizë në Shtëpinë e Bardhë?!", kështu kanë filluar sot lajmet gati në të gjitha mediumet botërore...
Një mizë i humbi qetësinë presidentit Obama, ndërkohë që po shpallte personat e emëruar për të drejtuar Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimeve.
Miza nisi të shqetësonte Obamën, dhe për një moment tha: “Ky djalosh po më shqetëson mua”.
Por kjo nuk është hera e parë që mizat nuk po e lënë rahat Presidentin Amerikan. Në vitin 2009, ai gjatë një intervistë për CNBC u detyrua të mbyste një mizë, pasi që ajo po e bezdiste vazhdimisht! Një kameraman fiksoi mizën e mbytur, ndërkohë që në sallë pati duartrokitje dhe përgëzime.
Edhe në vitin 2008 ndërsa ishte në fushatë, atë e sulmuan mizat gjatë një seti fotografik në Ajova.
Pos tjerash, Reuters në këtë lajm ka transmetuar edhe një “foto bombastike” siq e quan ajo. Një billboard në Kosovë në vitin 2009, ku shihet një sorrë e cila kalon fytyren e Obamas...!/Indeksonline/
/>