"Obelisk te ish-busti i Enver Hoxhes" Rozeta Rapushi
Ish te perndjekurit politike, kerkojne qe ne vend te bustit te ish-diktatorit Enver Hoxha te vendoset nje obelisk, ne nder te viktimave te sistemit komunist. Duke u bere keshtu pjese e debateve politike per rindertimin ne sheshin "Skenderbej", ish te perndjekurit politike, parashtruan dje perpara bashkise se Tiranes kerkesat e tyre ne lidhje me punimet ne kete shesh. "Ketu eshte vendosur qe te behet memoriali qe ne vitin 2006 i te perndjekurve politike, sic eshte vene ne Uashington, ne Prage, ne Varshave dhe ne Budapest. Une besoj qe kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, do te kete ndergjegjen kombetare qe ketu te zhduke kullat dhe te vihet memoriali se i sherbejne historise se ketij kombi me shume se kulla, memoriali i gjenocidit komunist", tha ne emer te kesaj pjese te shoqerise, Besim Ndregjoni. Po keshtu, ai i beri thirrje dhe kerkese qeverise, qe te hape fondin e vecante per ndertimin e ketij obelisku ne nder te viktimave te sistemit komunist. Nga ana tjeter, Ndregjoni shtoi gjithashtu se ish te perndjekurit politike, kerkojne nga qeveria qe te ndertoje edhe nje varreze per viktimat dhe te renet gjate sistemit komunist dhe ish te perndjekurit politike. Ne emer te Institutit te ish te perndjekurve politike, Ndregjoni, tha se qeveria duhet te nderhyje dhe te ngreje nje varreze per ish te perndjekurit, ashtu sic eshte edhe ajo per "Deshmoret e Kombit". "Qeveria duhet te caktoje parcelen kombetare ku te vene deshmoret e fjales se lire dhe te shkojne te vihen tufat me lule tek ato", propozoi Ndregjoni. Edhe nje here ai i beri thirrje edhe bashkise se Tiranes, se sheshi "Skenderbej", nuk ka nevoje per kulla politike, perkundrazi per nje memorial te posacem per viktimat e komunizmit. Me pak fjale, ish te denuarit politike i kerkojne bashkise qe te ndryshoje projektin per punimet ne sheshin "Skenderbej" dhe te vendosin nje monument per viktimat e komunizmit. Kerkesa behet ne nje kohe kur prej javesh qeveria dhe pushteti lokal po debatojne ne lidhje me rinisjen e punimeve ne shesh. Qeveria e cileson nisjen e punimeve nga ana e bashkise se Tiranes si nje procedure ne kundershtim me ligjet ne fuqi, per sa kohe qe bashkia nuk ka nje leje mjedisore qe merret nga Ministria e Mjedisit. Madje kjo ministri se bashku me Ministrine e Kultures, kane urdheruar pezullimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej", por pa rezultat. Pavaresisht vendimeve te marra, bashkia e Tiranes, po vijon punimet ne shesh.
Kerkesat
Ish te perndjekurit politike kerkuan dje nga bashkia e Tiranes, qe ne vend te bustit te ish- diktatorit Enver Hoxha, te vendoset nje obelisk ne nder te tyre. Nderkohe qe i kerkojne qeverise te percaktoje nje parcele te posacme per varrezat e tyre.