E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, ftese Rames: Te bashkepunojme per sheshin Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, i shtriu edhe njehere doren kundershtarit te tij politik, Edi Rama, per te bashkepunuar ne ndertimin e sheshit "Skenderbej", nderkohe qe nuk ka kursyer kritikat per projektin e paraqitur nga ana e bashkise se kryeqytetit. Duke i bere te qarte se qeveria e tij, nuk kerkon te nderhyje aspak ne kompetencat e bashkise se Tiranes per sheshin, Berisha e ftoi Ramen te bisedojne, per nje zgjidhje te pranueshme per te gjithe shqiptaret. "Edi Rama duhet ta dije se ne mbrojtje te interesave te shqiptareve, ai eshte i detyruar te bashkepunoje me qeverine per sheshin "Skenderbej". Me kutite merremi vec, por mos ta bejme Tiranen si kutite", tha Berisha. Sipas kryeministrit, Rama duhet te respektoje ligjin per punimet ne shesh dhe punimet te fillojne pas konsultave te gjera, me eksperte te fushes dhe grupet e interesit. Sipas kryeministrit, punimet se si duhet te ndertohet sheshi, duhet te jene objekt diskutimesh te gjera me studiot e specializuara, plani te shqyrtohet gjate me banoret e Tiranes, ata qe e themeluan kryeqytetin apo edhe me qarqet akademike. "Ka nje mungese te madhe transparence dhe vete avoketerit e Rames, kane bere padine me te madhe ndaj ketij plani. Ky plan per ndertimin e sheshit "Skenderbej", eshte ndertuar mbi bazen e konfliktit te interesit. Thuhet qe kulla mund te ndertohet ne mes te bulevardit "Zogu i Pare" dhe pastaj thone qe edhe nuk do ta ndertojme. Behen gjithnje e me te pabesueshem dhe tregojne qe ky plan eshte ndertuar mbi konfliktin e interesit", akuzoi Berisha, duke riperseritur ftesen per bashkepunim. Ai tha se qeveria e tij eshte e gatshme te ofroje burimet e nevojshme per ndertimin e sheshit ne menyre qe te realizohet nje kryeveper. Por nuk mundet kurrsesi te pajtohet me mbylljen e sheshit, pa zgjidhur me pare ceshtjen e trafikut te makinave ne Tirane. Madje Berisha u shpreh i gatshem edhe te plotesoje kerkesen e kryetarit te Bashkise per shpronesimet, me kushtin e vetem qe ai te marre garanci, se ne kryeqytet nuk do te bllokohet trafiku. "Duhet te vije si nje zgjidhje e harmonishme, e pranueshme nga qytetaret e kryeqytetit. Rama kerkon shpronesimin, nuk jam kunder, por nuk kam asnje garanci per trafikun. Po te ishte unaza me 5 korsi, nuk do te kritikoja per trafikun. Une i kam ofruar te beje dicka madhore per 100 vjetorin e pavaresise, por ai nuk bie dakord se nuk dihet rezultati i zgjedhjeve", vijoi Berisha. Kreu i qeverise i kujtoi kundershtarit te tij politik, se Kushtetuta e detyron ate, qe ndryshimet ne plane te tilla te medha si ai per rindertimin e sheshit "Skenderbej", t'i nenshtrohen shqyrtimit ne Keshillin e Rregullimit te Territorit, gje qe sipas tij, kreu i bashkise nuk po e ben. Berisha theksoi se do te prese edhe per disa kohe, kryetarin e bashkise qe te reflektoje ne lidhje me ftesen e bere per sheshin "Skenderbej".
Ftesa
Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, qe te bashkepunoje me qeverine per punimet ne sheshin "Skenderbej". Si dhe i kujtoi atij, se po shkel ligjet me vijueshmerine e punimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›