Objekte seksipër Domenek efutbollistët e Francës
JOHANESBURG- Menaxherët e një dyqani objektesh seksi në Paris kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të motivuar kombëtaren franceze që të fitojë Kupën e Botës. Ata kanë dërguar një pako dhuratë me objekte seksi për trajnerin Domenek dhe të gjithë futbollistët e Francës në hotelin e tyre luksoz në Afrikën e Jugut. Pasi kanë hapur pakon, futbollistët kanë gjetur brenda prezervativë, vaj masazhi dhe pranga të veshur me mëndafsh ngjyrë rozë. Një zëdhënës i rrjetit të famshëm të dyqaneve Sexyprive, deklaroi: Ne u dërguam disa pako relaksuese për Rajmondin dhe futbollistët e tij, në mënyrë që të stimulojmë ndjenjat e tyre dhe t’i motivojmë për të fituar Kupën e Botës”. Në fakt, për ndeshjen e parë stimulimi duket se nuk ka qenë aq i madh, pasi francezët nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Uruguajt.
Domenek në siklet
është vënë në siklet trajneri i Francës Rajmond Domenek në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Uruguajn. Një gazetare aziatike, duke dëgjuar trajnerin e Francës, që po thoshte se presioni mbi skuadrën e tij është i madh, bëri një krahasim të çuditshëm: “Kur një bretkosë futet në ujë nuk e ndjen më të nxehtin, sa i nxehtë është uji për ju?”, tha ajo. Trajneri i Francës u përgjigj me diplomaci, i ndjerë jo pak në siklet: “Të gjithë kanë një dhimbje brenda tyre, ndonjë ditë ajo është më e madhe se e të tjerëve, por dhimbjen time do ta kuptoni më 12 korrik”. Domenek gjithsesi, sa vjen e bëhet më i pakuptueshëm për njerëzit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)