E Diel, 1 Nëntor 2026

Partneret e yjevetë futbollit, rreshtiminëse zbresin në fushë

Quhen WAGS, një term i përdorur nga anglezët për gratë dhe të dashurat e futbollistëve më të njohur në botë. Por, nëse kampionati botëror ka yjet e tij, ka gjithashtu edhe skuadrën e partnereve të futbollistëve. Pyetja është se si do të rreshtoheshin nëse do të zbrisnin në fushë? Porta pa më të voglin dyshim do t’i besohej modeles braziliane Suzana Verner, ish-e dashura e Ronaldos dhe aktualisht bashkëshortja e portierit të Brazilit Zhulio Sezar. Ishte ajo që ngushëlloi tifozët, pasi portieri i Brazilit u dëmtua lehtë në miqësoren me Zimbabven. 

Në mbrojtje, brunia Valentina Liguori, gruaja e italianit Xhanluka Zambrota, duket ideale. Në krah të saj mund të rreshtohet Hajet Abidal, bashkëshortja e mbrojtësit të Francës Erik Abidal. Një tjetër mbrojtëse e mirë do të ishte e fejuara seksi e spanjollit Serxhio Ramos, Amaia Salamanca. Katërshja e mbrojtjes plotësohet me një grumbullim surprizë, këngëtaren Sheril Kol. E konsideruar si një nga femrat më seksi të planetit, ajo është ish-bashkëshortja e mbrojtësit të kombëtares angleze Eshli Kol. Me një katërshe të tillë mbrojtëse, futbollistët kundërshtarë do ta kishin vërtetë të vështirë të shënonin gol.
Po në mesfushë? E përzgjedhura e parë është padyshim Jolante Kabau, gruaja e ardhshme e fantazistit të Holandës Uesli Shnajder. Ata do të martohen menjëherë pas Botërorit të Afrikës së Jugut. Një tjetër mesfushore do të ishte Kristina De Pin, aktualisht e dashura e futbollistit të Italisë Rikardo Montolivo. Në këtë rol nuk mund të lihet jashtë Karoline Seliko, gruaja e brazilianit Rikardo Kaka. Braziliania është shumë besimtare dhe ka një karakter të veçantë, madje në një ndeshje të Realit të Madridit guxoi të kritikonte trajnerin Pelegrini që zëvendësoi burrin e saj. Ndoshta në fushë do të bënte gjëra të mëdha. 

Sulmi duket edhe pika më e nxehtë e formacionit të femrave. Nuk mund të qëndrojë jashtë gruaja e bukur e Uejn Runit Kolin MekLaflin, sulmuesit të kombëtares angleze. Martesa e tyre kushtoi 4 milionë euro, një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit. Një investim i tillë nuk mund të lihet jashtë fushës së lojës. Në krah të saj mund të rreshtohet Abi Klansi, e fejuara gjithë forma e sulmuesit tjetër të Anglisë Piter Krauç dhe një nga femrat më të bukura në këtë vend. Duke parë edhe gjatësinë, Klansi ndoshta do të ishte sulmuesja e parë e këtij formacioni. Por, surpriza e kësaj skuadre nuk është as nga Brazili e as nga Gjermania. Ajo quhet Irina Shaik dhe është e fejuara e re e Kristiano Ronaldos. Është një modele bukuroshe ruse, e cila është kthyer në një nga objektivat kryesorë të paparacëve për shkak të lidhjes me yllin portugez.
(m.a/A. Latfi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›