E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektet e trafikuara i kthehen muzeut

Nje grup objektesh qe jane kapur nga policia e Korces gjate tentatives per t’i trafikuar ato jashte vendit, i jane kthyer Muzeut Arkeologjik te qytetit. Objektet prej dites se enjte jane vendosur ne ambientet e ketij muzeu, ku pritet qe edhe te ekspozohen per vlerat e tyre te vecanta. Ka qene nje vendim i Prokurorise se rrethit te Korces per t’i dorezuar muzeut arkeologjik kete grup objektesh, dhe pas nje marreveshjeje me Institutin e Monumenteve eshte vendosur qe ato te qendrojne ne kete muze. Gjithcka eshte vendosur pas denimit me kusht te nje grupi personash nga qyteti i Korces, te cilet ne muajin gusht te vitit 2006 jane kapur ne flagrance gjate kontakteve me nje person te paraqitur si te huaj per t’i blere ato. Skender Aliu, arkeolog i muzeut arkeologjik, thote se grupi i objekteve te dorezuara muzeut perbehet nga 6-7 figurina bronzi qe, sipas tij, jane me me vlere. Po keshtu, i jane kthyer muzeut arkeologjik edhe disa byzylyke bronzi, monedha te vjetra etj. Te gjitha objektet arkeologjike qe ju kapen personave ne bisedim e siper per t’i shitur ato kane perfunduar tashme ne muzeun arkeologjik te Korces si te sekuestruara. Kete vendim e ka marre Prokuroria e rrethit te Korces, sipas nje marreveshjeje me procesverbal me Institutin e Monumenteve qe materialet e destinuara per trafikim te pasurojne fondin e ketij muzeu. Arkeologu Aliu pohon se objektet arkeologjike do te vendosen ne nje stende te vecante, me qellim ekspozimin e tyre para vizitoreve. Specialistet thone se keto objekte arkeologjike paraqesin vlera te vecanta, sidomos figurinat prej bronzi dhe byzylyket. Eshte hera e pare ne qytetin e Korces qe me nje vendim te organeve te drejtesise, objekte arkeologjike te cilat rrezikonin te trafikoheshin jashte vendit dhe qe jane kapur ne kohe nga policia te sekuestrohen dhe te behen prone shteterore duke ja kaluar ato nje institucioni si muzeu arkeologjik. G.Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›