Vila e djegur, 55 mije euro demshperblim
Dy familje nga qyteti i Shkodres behen perfituesit e pare te demit ekonomik te shkaktuar nga nje zjarr qe shkrumboi vilen e tyre dykateshe, ne tetor te vitit 2007. Sigurimi i prones ne nje prej kompanive private, qe veprojne ne Shqiperi, dje eshte kthyer ne nje kompensim real me 5,34 milione leke, qe do te zbuse edhe rreziqet qe sjell statusi i te pastreheve. Kompania SIGAL njoftoi dje se demshperbleu familjet e dy vellezerve Berhan dhe Remzi Troshanit, duke dorezuar gjate nje ceremonie te zhvilluar me kete rast, edhe ceqet me 3 milione leke per te parin dhe 2,34 milione leke per te dytin. Ky eshte edhe nje nder rastet e rralla qe sikurse jashte vendit, edhe ne Shqiperi te operohet me zerin e kompensimit te demit per pasurite e siguruara.
Megjithese ngjarja pati per autor te dyshuar nje zjarrvenes te qellimshem, i ndaluar nga policia, kompania vendosi pas nje viti te demshperblinte dy nga kater familjet e demtuara pas djegies se viles. Ngjarja ndodhi me 15 tetor te vitit 2007, ne lagjen “Ndocej” te qytetit te Shkodres, ku kater familjet Troshani mbeten ne qiell te hapur. Nepermjet nje njoftimi zyrtar u be e ditur se ne ceremonine e zhvilluar dje, demshperblimi eshte dhene nga drejtuesit e kompanise private. “Dy te demtuarit kishin siguruar banesen dhe orendite e tyre nga zjarri prane kompanise. Pas fatkeqesise se tyre dhe ndjekjes se te gjitha procedurave ligjore, demshperblimi ka qene i plote ne vleren e shtepise”, thuhej ne deklaraten zyrtare.
Policia ndaloi pas ngjarjes se rende si te dyshuar, Selami Troshanin, i aferm i te demtuarve. Sipas hetimeve, 46-vjecari i kishte vene mbremjen e 15 tetorit zjarrin viles pasi e kishte sperkatur, ndersa familjaret ishin ne gjume. Godina u dogj ne dy katet e para te saj dhe pesuan deme te medha. Policia tha dy dite pas ngjarjes se i dyshuari kishte qene edhe me pare i denuar per vepren penale te “plagosjes se lehte me dashje” dhe se incidenti erdhi pas nje konflikti. Te demtuarit nga zjarri ishin Berhan, Remzi, Gjylie dhe Nimet Troshani, te aferm me njeri-tjetrin.
“Do te rindertojme vilen”
Familja Troshani ka pergjysmuar dhimbjen e saj per humbjen e shtepise disa muaj pas ngjarjes. “Ishte nje fatkeqesi qe na goditi ne nje kohe te papershtatshme, sepse ishte vjeshte. Banesa dykateshe, ne kulmin e te ciles jetonim kater familje, eshte djegur e gjitha. Asgje nuk ka mbetur sot prej saj”, rrefen Remziu per gazeten “Koha Jone”. “Eshte e tmerrshme te shohesh shtepine te te rrezohet e shkrumbohet para syve. Te them te drejten, ne momentet e para nuk me shkoi mendja te fakti qe kisha te siguruar banesen. Kam pasur 3 milione e 600 mije leke te siguruara dhe paguaja cdo vit 36 mije leke qe e paguaja prej tre vitesh”, rrefen vellai tjeter i Remziut, Berhan Troshani, i cili ushtron dhe profesionin e dentistit. Ata jane me te qete pas perfitimit te demshperblimit dhe shprehen se do te rikuperojne demet duke e rindertuar objektin dhe blere orendi te reja.