E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet shtepia e Verlaceve

Shtepia e vjeter e Verlaceve, ne Elbasan, ka rene pre e flakeve te zjarrit, duke u shkrumbuar teresisht brenda nje ore. Ka qene ore 15:00 e dites se djeshme, kur banoret e zones ne lagjen “28 Nentori” kane pare shtellunga tymi, qe dilnin nga godina e vjeter dhe e pabanueshme dykateshe, ish-prone e Shefqet bej Verlacit, nje prej figurave te njohura ne kohen e Mbretit Zog. Zjarri ka vene ne alarm familjet fqinje, ne afersi te shkolles “Konstandin Kristoforidhi”, te cilet kane lajmeruar repartin e zjarrfikesve. Ne vendngjarje kane shkuar punonjesit e repartit, te cilet kane mundur te lokalizojne dhe shuajne zjarrin. Nga te dhenat paraprake te grupit hetimor, rezulton se zjarri mund te jete shkaktuar nga femijet qe luanin brenda baneses se braktisur. Megjithate, ekspertet po hetojne per te zbardhur ngjarjen. Banesa ishte ndertuar rreth viteve ‘30 dhe ndodhej ne gjendje te rrenuar. Kohet e fundit ne kete godine ishin strehuar familje te komunitetit rom dhe te vobekte. Por rrenimi ka bere qe edhe ata te largohen. Shefqet Verlaci njihet si politikan dhe pushtetar i fillimit te shekullit te kaluar. Ne vitin 1939. ai njihej si njeriu me i pasur i Shqiperise. Ne kete kohe kishte ne zoterim 3700 hektare toke ose 1 per qind te fondit te pergjithshem te tokes ne Shqiperi. Ende sot e kesaj dite ekzistojne godina dhe prona te tij ne Elbasan.
F. Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›