Trafiku i droges, pese shqiptare ne pranga
ATHINE - Shkaterrohet nje grup i trafikut te lendeve narkotike ne Athine te Greqise. Diten e djeshme, policia ka vene ne pranga anetaret e nje organizate shqiptare, pese persona te moshave 22 deri ne 55 vjec. Te gjithe te arrestuarit jane nga qyteti i Beratit dhe mes tyre dy femra. Policia nuk jep identitetin e te arrestuarve, pasi operacioni per shkaterrimin e kesaj organizate nuk ka perfunduar ende. Ne kerkim jane shpallur edhe dy shqiptare te tjere, te cilet cilesohen si korriere te droges, e cila vinte nga Shqiperia nepermjet pikes kufitare te Kakavijes. Operacioni u zhvillua ne lagjen Egaleo. Sipas policise greke, ne banesen e te arrestuarve u gjeten te fshehura sasi te medha droge dhe perzieresish, perkatesisht 5,2 kilograme heroine e paster, 11 kilograme heroine e perziere, 2,5 kilograme perzieres heroine, 600 grame perzieres kokaine, 115 grame kokaine, si dhe nje peshore elektronike e nje automatik “Kallashnikov”. Te ardhurat e shitjeve llogariten ne disa milione euro, ndersa parate e trafikut, sipas policise, mendohet se jane derguar ne Shqiperi, pasi u gjeten shenime per transfertat.
A.C