E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, mesatarja "djeg" 505 maturante

Te gjithe maturantet qe e kane mesataren nen 6.0 nuk do te kene mundesi qe te futen ne Universitetin e Vlores "Ismail Qemali" per te ndjekur studimet e larta. Kjo, per shkak te nje vendimi qe ka nxjerre rektorati, i cili i ndalon kategorikisht ata qe bejne pjese ne kete kategori, per te ndjekur studimet e larta.

"Viktimat"

"Viktimat" e ketij vendimi nuk jane te pakta, por rreth 30 per qind e te gjithe maturanteve. Me konkretisht, ne perfundim te vitit shkollor 2008-2009, dolen nga bankat e shkollave 1887 maturante, te cilet paten te drejten te futen ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore. Nga keta, kaluan 1819 nxenes dhe ngelen 69. ndersa mesohet se e kane plotesuar formularin A2, plot 2193 aplikante, shume prej te cileve e kishin kryer gjimnazin para ketij viti shkollor. Ne statistikat zyrtare te Drejtorise Arsimore Vlore, figurojne 1819 maturante te dale kete vit nga bankat e shkolles ne total, qe presin dhe kane te drejten ligjore te vazhdojne studimet ne universitet publike apo private te vendit. Prej tyre, jane me mesatare nen gjashte rreth 505 maturante. Sipas statistikave, 27 maturante mbetes kane qene pjese e shkollave private te rrethit te Vlores, 320 te tjere nga shkollat publike te qytetit te Vlores dhe 158 maturante, kane dale nga shkollat e mesme publike te fshatrave te rrethit te Vlores. Duke llogaritur ne perqindje, numri i maturanteve qe kane mesataren nen 6.0 ne rrethin e Vlores, eshte rreth 28 per qind.

Reagimi

Deri me tani nuk ka asnje informacion rreth zgjidhjes qe do t'i jepet ketij problemi. Ajo qe dihet eshte se Ministria e Arsimit apo Ligji por Arsimin e Larte, nuk ka ne asnje direktive te saj kete kufizim me mesataren, per universitetet publike. Madje, as Universiteti i Tiranes, as ai i Shkodres, Gjirokastres, Elbasanit apo Durresit nuk ka nje direktive te tille. Gjate plotesimit te formularit A2, asnje maturant nuk u njoftua nga MASH, Drejtorite Arsimore apo drejtorite e shkollave te mesme ne rrethe, te mos zgjidhnin Universitetin e Vlores, nese kishin mesatare nen 6.0. Madje as vete universiteti nuk ka bere asnje propagande publike, per informim te maturanteve per kete kriter te vendosur ne rregullore qysh ne fillim vitin akademik 2008-2009. Por, cdo te behet me ata maturante qe kane kerkuar Vloren dhe s'kane mesataren mbi 6.0? Ajo qe dihet me siguri eshte se, renditja e kandidateve fitues u shkon universiteteve nga Ministria e Arsimit, e cila merret drejtperdrejt me Maturen Shteterore, si do te veprohet ne kete rast? Pra, ligjerisht, Universiteti i Vlores nuk mund te ndaloje pranimin e ketyre studenteve, qe kane mesatare nen 6.

Ministria e Arsimit, asnje kriter per mesataren

Sipas te gjitha udhezimeve apo urdhrave te nxjerra nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, nuk ndalohet asnje kandidat qe te aplikoje per t'u bere pjese e universiteteve te vendit. Madje, sipas MASH, pas perfundimit te kater provimeve te Matures, cdo maturant mund te llogarise afersisht sa pike mund te fitoje, duke njohur vleresimet e veta. Sipas rregullores se shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka te drejte te zgjedhe ne Formularin A2 deri ne 10 programe studimi, te renditura ne preferenca nga 1 deri ne 10, ku ai deshiron te studioje. Kandidati shpallet fitues ne preferencen me te larte te zgjedhur prej tij, kur ploteson kriterin e pikeve. Nese shpallen fitues edhe studente me mesatare prane kufirit te mbetesve ata mund te vazhdojne studimet e larta, mjafton te mos kene rezultuar mbetes ne asnje prej provimeve te Matures Shteterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›