E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektivi i diplomacise Haxhinasto Hoqem vizat

Diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj ku nje prej te cilave ishte edhe liberalizimi i vizave per shqiptaret. Ne analizen 1-vjetore te Ministrise se Jashtme kreu i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto dje vuri ne dukje se prioritet per kete vit mbetet anetaresimi i Shqiperine ne Bashkimin Evropian. Diplomacia shqiptare ka intensifikuar marredheniet me Bashkimin Evropian marredhenie qe arriten kulmin me heqjen e vizave - theksoi Haxhinasto duke shtuar se liberalizimi i vizave eshte plotesisht i merituar. Duke e cilesuar serish anetaresimin ne NATO si nje arritje e diplomacise shqiptare ai theksoi se Aleanca ridimensionoi raportet e vendit tone me te gjithe rajonin. Gjithashtu kryediplomati Haxhinasto theksoi se nje arritje e madhe eshte edhe konsolidimi i pavaresise se Kosoves. Sipas tij diplomacia shqiptare eshte vene ne interes jo vetem te te gjithe shqiptareve por edhe te gjithe rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›