Oborret në përdorim, çmimet e procedurat
15/04/2010 Kategoritë që do të përjashtohen nga pagesa e sipërfaqes që do të njihet
Vendimi i fundit i Qeverisë do të bëjë me përgjegjësi vetë kërkuesit në hipotekimin e oborreve që janë në përdorim. Ekspertët kanë bërë të ditur se janë dy kategori që përfitojnë nga ky regjistrim. Së pari, janë ata persona që kanë marrë të drejtën e ndërtimit, por trualli i tyre nuk njihet, pasi ende figuron në emër të shtetit, duke qenë se para vitit 1991 i vetmi pronar i tokës ka qenë shteti, dhe kategoria e dytë janë ato familje që e kanë të regjistruar sipërfaqen e tyre, por nuk e kanë të njohur sipërfaqen totale, për shkak të formës së mbajtjes së të dhënave në Shqipërinë e para vitit 1990.
Por në rastin e dytë duket se nuk do të ketë pagesë shtesë, duke qenë se trualli është i njohur në pronësi, ndërsa në rastin e parë pagesa do të jetë sipas sipërfaqes, që është e përcaktuar në ligj sipas viteve të marrjes së lejes. Por dhe për këtë kategori është parashikuar dhe rasti kur nuk do të bëhet pagesë për tokën që kalon në pronësi. Një formë është kur vërtetohet që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit është paguar për truallin. Dhe forma tjetër është kur subjekti ka kërkuar kompensimin e një sipërfaqeje toke. Në këtë rast Agjencia ka të drejtën e kalimit të sipërfaqes pa pagesë, por në kompensim të tokës së kërkuar.
Ndryshimi
Sipas ligjit, subjekti që kërkon njohjen e tokës në përdorim do të paraqesë dokumente që vërtetojnë se mbi këtë sipërfaqe ka pasur një leje ndërtimi të dhënë para vitit 1991. Edhe pse objekti në fjalë mund të jetë shembur totalisht, AKKP-ja ka të drejtën e shqyrtimit të dosjes. Por vërtetimi për lejen e ndërtimit të para vitit 1991 duhet të shoqërohet me genplanin, si dhe me deklaratën e fqinjëve për kufizimin me subjektin që kërkon njohjen e tokës. Në rast se fqinjët nuk pranojnë të bëjnë një deklaratë, atëherë do të jetë procesi gjyqësor që vendos procedurën, duke e cilësuar të drejtë ose jo kërkesën.
Pagesa
Sipas ligjit mbi njohjen e oborreve në përdorim, hipotekimi është ndarë në katër kategori për sa u përket çmimeve. Kështu, vlera për 100 m2 do të jetë në 200 mijë lekë. Ndërsa maksimumi që njihet qështë në 600 mijë lekë. Kjo pavarëisht se në cilin qytet apo komunë ndodhet toka në fjalë. Por ende nuk është bërë e ditur nëse dhe për oborret në përdorim do të përdoret pagesa me bono të privatizimit. Ekspertët kanë theksuar se duke parë procedurat mbi legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, dhe për këtë rast do të jetë e mundur një formë e tillë e pagesës.
Ndërkohë që i gjithë procesi do të nisë duke plotësuar fillimisht formularin e posaçëm, i cili gjendet në Agjencinë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ashtu si dhe është bërë e ditur, agjencitë në qarqe tashmë janë shkrirë dhe funksionimi i tyre është ndërprerë. Ndërsa të gjitha dosjet që ato kishin në përpunim kanë kaluar pranë AQKPP në Tiranë, e cila ka dhe të drejtën e një vendimi përfundimtar.