Fillojnë aplikimet për marrjen e bursës studimore
15/04/2010 Studimet pasuniversitare në Turqi
Çelen aplikimet për ndjekjen e studimeve pasuniversitare në shtetin turk. Për të marrë të drejtën e studimeve nëpërmjet bursës, studentët shqiptarë duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit brenda aftit të përcaktuar. Në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe, i janë akorduar vendit tonë 22 bursa studimi për vitin akademik 2010-2011, të ndara sipas fushave përkatëse. “Aplikuesit do të konkurrojnë për katër bursa kërkimore (8-mujore), trembëdhjetë bursa për programe studimi të nivelit master ose doktoratë (PhD), si dhe pesë bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke”. Ndërsa tetë prej bursave të nivelit master dhe doktoratë do të jenë të ndara për bursa studimi në histori, arkiva ose arkeologji, shkencat e edukimit (mësuesi) dhe bursa studimi për bioteknologji. Sipas procedurës së publikuar për bursat e kursit të verës të gjuhës dhe letërsisë turke, duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të 4-ët të turkologjisë, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Kandidatët për studime pasuniversitare të paraqesin në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH dosjen e dokumenteve të kërkuara.
Për kursin e verës, afati i fundit për pranimin e dokumenteve është data 23 prill 2010, ndërsa për bursat e tjera do të jetë data 21 maj 2010.