E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Serbisë, marrëveshje bashkëpunimi

Nën kujdesin e Eurochambres, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë, më 24 Korrik 2013 në Bruksel, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mes tyre.

Sipas nënshkruesve ky dokument paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të komuniteteve të biznesit nga të dyja palët.

Të dy Odat, u përfaqësuan nga kryetarët e tyre, respektivisht prej Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zeljko Sertiq nga Oda Ekonomike e Serbisë. Ata u pajtuan për themelimin e një organi të përbashkët për identifikimin e barrierave të tregtisë dhe gjetjen e mënyrave për përmisimin e mjedisit biznesor.

Të dyja palët janë të vendosura për arritje të shpejtë të rezultateve konkrete dhe për t’u takuar prapë deri në fund të muajit Gusht, në mënyrë që të diskutohet më tepër rreth implementimit të Memorandumit të Mirëkuptimit./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›