Odiseja e re e hapësirës
Fundjava që shkoi shënoi 40-vjetorin e zbritjes së njeriut të parë në Hënë. Që nga ajo kohë, shumë misione të tjera me njerëz kanë orbituar planetin tonë. Por revolucioni nisi pikërisht me "Apollo 11", një modul me hapësirën e një makine Mini dhe tre burrat që kanë hyrë tashmë në historinë njerëzore.
Dy ditë më parë, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, tashmë me përmasat e një shtëpie katërkatëshe, që sillet në hapësirë me një shpejtësi prej 17.239 kilometrash në orë, priti në bordin e tij anëtarët e ekuipazhit të anijes "Endavour", i përbërë nga 12 burra dhe 1 grua, 7 amerikanë, 2 rusë, 2 kanadezë, 1 japonez dhe 1 belg. Ky përbën një tjetër hap në eksplorimin e hapësirës, por muajin ardhshëm pritet diçka me të vërtetë e rëndësishme. Një panel specialistësh do të këshillojnë Presidentin Obama në lidhje me planin për ndërmarrjen e një programi të ri të eksplorimit të hapësirës që, nëse do të nisë, pritet që të çojë sërish amerikanët në Hënë e madje edhe më tutje si tek asteroidet përreth Tokës, apo edhe në planetin Mars. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me entuziastët e hapësirës, por edhe me ata që mendojnë se planeti ynë duhet të ketë prioritete "më të gjelbra".
Vendimi i Presidentit mund të nxisë një garë hapësinore mes Amerikës dhe Kinës, që mund të jetë shumë më e ashpër se gara e viteve ‘60 me rivalët e vjetër të ish-Bashkimit Sovjetik. Kinezët nuk janë pjesë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, por Pekini po përgatitet të sfidojë qiejt i vetëm, duke deklaruar se qëllimi i tij është të prekë Hënën në vitin 2020. Në shtator, misioni i anijes///////// së saj "Shenzhou7"/////// Kina do të renditet në fuqinë e tretë që ka arritur të nxjerrë njerëz në hapësirë. Por ndërkohë Rusia nuk është aspak për t‘u nënvlerësuar. Edhe ajo ka planet e saj të mëdha dhe mbi të gjitha projektin për të përmirësuar të gjitha aparaturat dhe makineritë që kanë të bëjnë me kërkimet hapësinore, të cilat datojnë periudhën kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik. Inxhinierët rusë kanë kaluar 105 ditë të izoluar në një dhomë të improvizuar, me kushtet e një anijeje në hapësirë për të testuar gjithë ndryshueshmërinë e parametrave me të cilat mund të përballet një njeri nëse do të merrte rrugëtimin drejt Marsit. Buzz Aldrin, veterani i "Apollo 11", dhe personi i dytë që vuri këmbën në Hënë, deklaroi për një kanal televiziv amerikan se Amerika mund t‘i ndihmojë partnerët e saj ndërkombëtarë për të eksploruar Hënën. Sipas tij, nëse do të arrihej ngritja e një baze ndërkombëtare në tokën e satelitit tonë natyral, Amerika mund të përgatitej që prej bazës hënore të dërgonte misione me njerëz në asteroidet më të afërt me Tokën, për t‘i studiuar e njohur ata më mirë. Një nga këto asteroide është Apophis, që do t‘i afrohet shumë Tokës në vitin 2021. Nëse një mision i tillë do të kryhej me sukses, atëherë mund të tentohej me udhëtimin drejt njërës prej hënave të Marsit, Phobos. "Nëse gjithçka do të shkojë mirë, ne mund të jemi të gatshëm që të ngremë një mision me njerëz edhe në Mars, por kjo jo para vitit 2031", ka thënë Aldrin.
Vitin e ardhshëm, sonda kineze, që ka për detyrë eksplorimin e Marsit, do të orbitojë planetin e kuq për dhjetë muaj rresht. Sa i përket Hënës, ndaj saj kanë ambicie edhe India dhe Japonia, për të mos përmendur këtu rivalitetin mes kompanive të ndryshme për udhëtimet komerciale dhe turistike. Por sot, në përvjetorin e hapit të vogël, por historik të Neil Armstrongut në Hënë, pyetja kryesore që shumëkush do të bëjë është: a janë të justifikueshme programet gjigante e me shpenzime të mëdha për eksplorimin e hapësirës, kur planeti ynë vuan nga probleme që mund ta rrënojnë e shkatërrojnë seriozisht? A ja vlen të eksplorosh qiejt kur ke probleme të tilla si çështjen e ambientit në Tokë, varfëria, sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse? Apo mos ndoshta duke kapërcyer kufijtë e botës sonë mund të kemi mundësinë që këtë planet, nga planeti blu ta shndërrojmë në planetin gjelbër? Një nga ndërmarrjet hapësinore në dobi të jetës në Tokë është edhe plani i firmës amerikane "Solaren", që parashikon në vitin 2016 dërgimin në orbitën e Tokës një panel një kilometër të gjatë që do të thithë energjinë diellore dhe do ta përcjellë atë në Tokë. James Lovelock, shpikësi i teorisë së "Gaias" thotë: "Unë e mbështes fuqishëm udhëtimin në hapësirë. Nocioni i Gaias ka lindur pikërisht nga udhëtimet në hapësirë. Për mendimin tim, çdo njeri që ka për zemër mjedisin dhe kundërshton udhëtimet në hapësirë, është tërësisht pa imagjinatë. Pamja e mrekullueshme e globit blu, që është imazhi i planetit ku jetojmë, është një nga pasojat e udhëtimeve në hapësirë, pa të cilët nuk do ta dinim se si dukeshim nga larg. Kjo pamje e pakrahasueshme ka qenë ndoshta vlera më e madhe e lëvizjeve ambientaliste. Pamja e planetit na ka nxitur dhe na nxit që të luftojmë për të ruajtur bukurinë dhe mrekullinë e tij. Ka misione në të cilat nuk marrin pjesë njerëz, dhe që logjikisht janë më pak të kushtueshme, që duhet të vazhdojnë misionin e tyre për eksplorimin e asaj që na rrethon. Sa më shumë që do të dimë për Marsin, për shembull, aq më mirë do të kuptojmë edhe planetin tonë. Por edhe ideja e eksplorimit dhe kërkimit të botëve të reja është shumë frymëzuese për qenien njerëzore. Po të mos kishim eksploruar hapësirën nuk do të kishim sot telefoninë celulare, internetin, parashikimet e motit e të tjera e të tjera"