Oerd Bylykbashi: Reforma Zgjedhore, mazhoranca ka gati paketën e propozimeve

Tryeza e partive politike për reformën zgjedhore do të përcaktojë edhe prioritetet e punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR sa i përket proceseve zgjedhore në vendin tonë. Drejtori i kabinetit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi, thotë se rekomandimet ishin të qarta dhe duhet të angazhojnë partitë politike në përmbushjen e detyrave të tyre.
Sa i përket qëndrimit të mbajtur nga opozita, për mungesën e transparencës gjatë procesit zgjedhor, Bylykbashi vëren se me ketë raport tashmë liderit të opozitës iu dogj edhe karta që mbante në duar për dy vite me radhë. “Raporti e tha qartë, se procesi ishte transparent dhe kompetitiv”- u shpreh Bylykbashi. Drejtori i kabinetit të kryeministrit shpreson në uljen në tryeze mes palëve, por kjo nuk do ta plotësonte tablon për të zhvilluar zgjedhjet sipas të gjitha standardeve. Ndërsa garantoi vullnetin e mazhorancës për të realizuar një reformë zgjedhore dhe zbatimin e saj më ne përpikmëri, Bylykbashi hedh hije dyshimi në qëndrimin e liderit socialist duke iu referuar qëndrimit të tij gjatë gjithë viteve që është pjesë e politikës.