E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Brukselit: Mos ia jepni statusin e kandidatit Shqipërisë

20-08-2011 / L.Q

Kursi i ri politik i Ramës është verifikuar shumë shpejt si një kurs antishqiptar e antievropian. Si dikur Namik Dokle që doli kundër anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës, dje, me anë të Ditmir Bushatit, PS bëri thirrje formalisht që Shqipërisë të mos i jepet statusi i kandidatit në nëntor, ndërkohë që deklarata s’fshihte gjuhën ultimative, nëse Brukseli do të merrte ndonjë vendim tjetër

Fakti i ditës/Rikthehet teoria ramiziste “Shqipëria është ende një mollë e papjekur”

Edhe pse vazhdon i qetë pushimet në plazhet e nxehta ku del lakuriq, nga ana tjetër Edi Rama s’harron të ndajë detyrat për çetnikët e lënë në vapën zhuritëse të Tiranës. Për ditë me radhë, deputetët - langonj të ngrehinës socialiste, po shpifin dhe deformojnë dokumentin më të besueshëm të ndërkombëtarëve, raportin e ODIHR, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Vërtetësia dhe qartësia e të cilit “vret” alibitë dhe justifikimet e Edi Ramës, për deformim të procesit. Edhe pse e lexuan sipas qejfit raportin e ndërkombëtarëve, përsëri eminenca e gjithë kësaj, s’është gjë tjetër veçse një shprehje dëshpërimi dhe paqartësie për të ardhmen politike të PS. Me radhë brezi i dytë i nomeklaturës komuniste nga Erjon Veliaj, Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolli, Arta Dade dhe deri te Ditzi Bushati, në arsenalin e sulmeve ndaj raportit të ODIHR kishte shumë mllef dhe kanibalizëm, për të mos pranuar të vërtetën e testit të demokracisë.
Nga e gjithë kjo, rekordin e mban Ditzi Sulejman Bushati, i cili u shpreh dje se, edhe pse Partia Socialiste u ndje e tradhtuar nga raporti i OSBE/ODIHR, përsëri kartat i ka në lojë, pasi s’ka dhënë konsensusin e reformave, për 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe si e tillë, ky progres nuk do të evidentohet nga kancelaritë perëndimore. Ditzi Bushati, një nga deputetët e shpurës “Rama” në PS dhe që në memorien e qytetarëve njihet si shpirtziu i Partisë, pasi është personazhi që ekspozonte raporte të zeza në Bruksel, në takime OJF-je atje, duke trukuar statistikat lidhur me krimin, nivelin ekonomik si dhe korrupsionin. Dhe e gjithë kjo bëhej me qëllim që, në veshët e Brukselit të mbeteshin gojëdhënat e Bushatit, pasi vetëm në këtë mënyrë vendimmarrja për liberalizimin e vizave s’do të vinte kurrë. Edhe sot, kur Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat, është i njëjti personazh që kërcënon haptazi se ky hap i rëndësishëm për rrugën e integrimit Evropian, s’do vijë aq lehtë sa kujton mazhoranca. Siç duket, varrhimësit e ngrehinës socialiste kanë dislokuar të gjithë arsenalin e tyre anti-kombëtar, me qëllim zvarritjen e vendimmarrjes së Brukselit për statusin e “kandidatit”. Langonjtë e lakuriqit s’e harrojnë amanetin e brezit të parë të nomeklaturës komuniste, për të sabotuar çdo projekt kombëtar që motivohet nga kancelaritë perëndimore, veçanërisht Bashkimi Evropian. Kësisoj, Edi Rama po përforcon nyjet e mbrapshtësisë së tij politike, me kërcënime të tipit të protestave dhe huliganizmit në Kuvendin e Shqipërisë, duke e komplikuar gjithnjë e më tepër perspektivën integruese të vendit. Kërcënimi është i qartë dhe i hapur, Shqipëria rrezikon të mbetet peng i mbetjeve të nomeklaturës komuniste, të cilët nën efektin e mirazhit të baballarëve diktatorë, s’kanë guxim t’i thonë “Po” kursit të reformave dhe integrimit të vendit. Edhe pse flitet lart e poshtë për një strategji të re politike nga ana e lakuriqit të socialistëve, përsëri s’është e thënë të trajtohet i mirëqenë ky “koncesion”, pasi besëprerja është virtyti i karikaturës politike që drejton PS-në. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›