Në vend që të pendohet, Rama shpall si huligan elektoratin
Vetëm një huligan mund të krahasojë popullin me gangsterët e botës! Ndoshta prandaj njerëzia po çuditet tek lexon letrën e hapur të Edvin Ramën, ku aludohet për rrëmuja të
ardhshme anarkike. Një “letër” kjo, ku sharlatani lë të kuptohet sikur nuk paska qenë ky organizatori i demonstratave. Se Rama i çmon dhe militantët e vet si huliganë. Sikur janë këta, që mund të bëkan përsërí katrahura. Se, duke marrë yrnék nga hipokrizia e “qoftëlargut”, kërkon t’ua hedhë fajet e veta hallexhinjve. Ndaj tenton që “vijën e masave” të diktaturës ta aplikojë në demokrací. Njëlloj si Enver hipokriti, që thosh se dashkësh populli të dënoheshin njerëz të pafajshëm. Se populli paska detyruar, madje, dhe vetë partinë e xhelatëve të bëkësh ç’donte ky. Ndaj, për Ramën edhe sot elektorati i tij e paska përgjegjësínë për protestat, demonstratat, për bllokimin e rrugëve, me djegie gomash makine, e tj. Kurse Rama dhe neobllokmenët, qënkan ca “engjëj mbrojtës”, që u bëkan copë ta pengokan këtë elektorat të “pakënaqur” të dalë në sheshe, të qëllojë me gurë e hunj policët, të sulmojë institucionet e pavarura të shtetit. Se, sipas “letrës” së Ramës, del që paska qenë ky elektorat socialist, i cili qenka ngritur kundër vetes, a kundër atyre, që përpiqen t’ia bëjnë jetën më të mirë. Ndaj Rama shtiren sot i çuditur që elektorati i tij nuk po ia quan humbjet fitore ; që po mërzitet, kur ndërkombëtarët mashtrohen prej rrugaçëve, me shpifjet sikur në Shqipërí iu rrëmbekan nënave foshnjat nga barku. Se dhe për vuajtjet në diktaturë ky “popull” paska qenë vetë fajtor. Madje, ky ua paska dhënë votën deputetëve socialistë, me qëllim që këta të braktisnin parlamentin dhe t’u qajnë hallet fukarenjve që nga kafenétë. Ky elektorat socialist, që Rama thotë në “letër” se mund të bëjë prapë rrëmuja, ia paska hequr vetes në diktaturë edhe dhínë e vetme! Ky i paska shkurtuar parcelat personale dhe paska zhdukur gjithë pulat e veta nga qymezi! Ky popull, që prodhonte grurë, paska kërkuar të hante misër hibrid, të çembrionizuar! Prandaj fajin për konfliktet dhe demonstratat e sotme e paska ky elektorat “rebél”! Bilé, ky nuk qenka dakord që qevería t’ia ngrejë rrogat e pensionet, t’ia heqë taksat dhe të shtojë prodhimin vendas. Ky elektorat nuk dashka ndërtim rrugësh të reja dhe zhvillim turizmi. Këtij elektorati s’i pëlqeka të bëhet vendi superfuqi energjetike! Sipas Ramës, prandaj dhe Enver lugati, kur pushkatonte të pafajshëm, i dërgonte vendimet në “bazë” t’ia aprovonte “populli”(!) Por Rama hesht e nuk tregon që, kështu, xhelati Enver Hoxha donte t’ia linte popullit “kopílin” në derë! Ndaj Rama nuk tregon pse thuhej asokohe “ujët del i kulluar nga burimi, por turbullohet rrugës!". Sipas Ramës, ky elektorat “rebel” paska qenë vetë shkaktar i mjerimit të tij! Autor i degradimit dhe i izolimit të tij nga bota! Ky “popull” i qenka lutur diktaturës të shtonte terrorin ndaj tij, t’i vinte tollonat e ushqimit, t’i ngrinte normat e punës dhe t’i ulte pagat. Ky paska propozuar t’ia dorëzonte “kursimet” e veta shtetit. Dhe Rama hesht për “dajakun”, për varjet në litar, për përdhunimet e vajzave dhe grave nëpër qelítë e Sigurímit të Shtetit. Ashtu si hesht dhe për lekët, që iu dhanë mitingashëve të vet. Prandaj, si dje diktatura, edhe Rama po tenon të dalë sot i pastër si qelibari. Ndaj nuk pendohet për humbjet, për pengimin e vizave, për bllokimin e reformave, për nihilizmin, për konfliktet artificiale, për shpikjen e “krizave” dhe “ngërçeve”, etj. Prandaj nuk kërkon ai falje për bllokimin e parlamentit, për vonesat që po i shkakton Shqipërísë në marrjen e statusit të vendit kandidat. Prandaj shkruan “letra”, ku aludon për kërcënime, për protesta të mundshme si ato të huliganëve të Anglisë. Se vetëm me rrugaçë shpreson të vijë ai në pushtet. Se huliganët e sajuar prej Ramës janë “heronjtë” e demokracisë së “kopaçes”. Të tillë gjen sot në radhët e PS-së. Janë këta që synojnë të hakmerren ndaj demokracisë, duke kultivuar korrupsionin e duke i shkatërruar Shqipërísë imazhin e mirë. Prandaj Rama, në “letrën” e hapur, aludon për rrëmuja njerëzish të “pakënaqur”, që të largojë vëmendjen e opinionit nga humbjet e tij, nga braktisja që po i bëjnë atij socialistët e ndershëm. Prandaj përpiqet qyqari të lajë duart si Ponc Piláti, të vërë “kushte” të reja për të mbetur në krye të PS-së. Prandaj përdor ai alibinë e “popullit të rebeluar”, duke e krahasuar “popullin” e vet me huliganët. Rama dëshiron të hedhë gurin e të fshehë dorën. Se, metoda e bashkëfajësísë në krim e diktaturës, që ishte “thelbi” i doktrinës së saj kriminale, i duhet sot Ramës për t’u bërë presion të gjithëve, që ta lënë, të paktën, në krye të partisë. Ndaj Rama merr yrnek prej hipokrizisë komuniste për të maskuar fajet e veta. Prandaj, duke ecur në gjurmët e saj, Rama po tenton t’i shpallë demonstratat e dhunshme si, gjoja, shpërthime spontane të zemërimit “popullor”. Sikur nuk është ky “misionar”, që deklaroi me solemnitet se situata mund të dilte jashtë kontrollit. Sikur s’është ky urdhëruesi i bojkotit të parlamentit, i bllokimit të reformave, i pengimit të liberalizimit të vizave, etj. Jo! Rama, që nuk i ka lënë gjë mangët Enver dinakut, nuk pendohet, ndaj në vend të ulet e të bisedojë për Kodin Zgjedhor, merr pozat e atij sharlatanit hipokrit, që, duke ia ngarkuar elektoratit të vet përgjegjësínë e katrahurave, del sikur nuk është vetë personi, që po kërkon izolimin e vendit. Dhe, në vend që të pendohet, aludon sikur vetë elektorati kërkoka të ngrihet e të rrëzojë qeverínë! Mirëpo sovrani që nuk ha bar, ia kuptoi hílet, ia lexoi ambiciet antidemokratike, ndaj e ndëshkoi me votë edhe më 8 maj!