E Diel, 1 Nëntor 2026

Oettinger: Flamuri në gjysmë shtizë, për një shtet në krizë

Nëse një shteti, pjesë e Bashkimit Europian, është në krizë ekonomike, atëherë flamuri i tij në ndërtesën e BE duhet të ulet në gjysmë shtizë. Kjo ka qënë ideja e komisionierit gjerman në BE, Günther Oettinger . Duke folur për Greqinë, ai është shprehur në favor të ngarkimit të nënpunësve të Bashkimit Evropian me privatizimin e pronës shtetërore dhe me vjeljen e taksave në Greqi. Oettinger gjatë një interviste në gazetën “Blid” tha se "administrata me sa duket pak e aftë në Greqi", përbën problem.

Autoritetet e atjeshme nuk arrijnë të mbledhin taksat e pambledhura ose të shesin pronën shtetërore, tha ai. Prandaj këto detyra duhet të merren përsipër nga nëpunës të BE-së, të cilët, duhet të veprojnë pa përfillur qëndresën dhe duhet t`i japin fund indiferentizmit, shtoi Oettinger. Sipas tij, kush kërkon solidaritet nga shtetet e tjera duhet të jetë i gatshëm të mbajë përgjegjësi edhe për kohën që kalon. Ai u shpreh gjithashtu në favor të ashpërsimit të sanksioneve. Ai ka shprehur dyshimin se nëse sanksionet ndaj shteteve me borxh të lartë janë të vërteta. Sipas tij, nevojitet kërcënime me gjoba për shtete të cilat nuk plotësojnë kriteret për borxhin. Marrja e masave sipas tij, vë para përgjëegjësisë qeveritë ndaj popujve të tyre, ndaj dhe ideja e flamurit për Oettinger, mund të ketë efekte të mëdha parandaluese.
 

Vetëm një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka miratuar ndihmat për Greqinë.  Kancelarja Angela Merkel tha se vendimi i Gjykatës i jep të drejtë qeverisë dhe nënvizoi se ekzistenca e euros do të thotë më shumë se një valutë e thjeshtë.
 

"Euro është garantuesi i Europës së bashkuar. Nëse euro bie, Evropa bie bashkë me të", deklaroi Merkel përpara ligjvënësve.
Duke qenë ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Evropës, vendimi i Gjermanisë do të ketë pasoja për të gjithë rajonin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›