SHBA, akuza shqiptarit, që mbështet grupet terroriste
Një 27 vjeçar, me origjinë shqiptare, banues ne Brooklyn është akuzuar nga Gjykata Federale, se ka siguruar mbështetje materiale për terroristët dhe se po planifikonte të bashkohej me grupet radikale islamike në Pakistan. Personi në fjalë që quhet Agron Hasbajrami, një shtetas shqiptar, shkruan "The New Jork Times", jetonte me dokumenta të rregullta në Brooklyn që nga 2008 , ka dërguar më shumë se 1000 dollarë tek një kontakt në Pakistan, gjatë viteve të fundit, me qëllim financimin e aktiviteteve terroriste jashtë vendit. Këto janë bërë të ditura nga autoritetet vendase. Hasbajrami, ka deklaruar se i kishte thënë kontaktit të tij, se ai 'deshironte të martohej me një vajzë në parajsë", një shprehje e zakonshme kjo që i referohet martirëve që vrasin veten ndërsa luftojnë për xhihadin, ose "luftën e shenjtë".
Hasbajrami kishte planifikuar të ngjitej në një avion për në Stamboll, me nje biletë vetem për të shkuar, ndërsa ndodhej në aeroportin ndërkombëtar 'Kennedy' në kohën kur u arrestua të martën. Për të, nuk është caktuar ende një avokat mbrojtës. Rasti në fjalë nuk ka lidhje më kërcënimet më të fundit serioze për sulme terroriste në New Jork, thotë Robert Nardoza, një zëdhënës i zyrës së avokatisë në SHBA. Kontakti i Hasbarjamit në paksitan, i kishte thënë atij se duhej të dërgonte sa më shumë para për ushqime dhe armë dhe i kishte dhënë udhëzime për udhëtimin që do ta conte atë nga Turqia në Iran dhe nga Irani në Pakistan. Por Hasbajrami kishte thënë se duhej të anulonte një udhëtim në gusht, në aeroportin ndërkomëbtar New York Liberty, për të larguar dyshimet që të mos zbulohej. Gjithashtu burimet federale raportuan se Hasbajrami ishte i bindur të bashkohej me grupet radikale islamike në Pakistan, por para se ta bënte nje gje te tillë, u arrestua nga autoritetet amerikane në aeroportin Kennedy.
Pas arrestimit, agjentet e FBI-së, kërkuan dhe në shtëpinë e tij dhe gjetën shënime, dhe një ndër to shkruante: " Mos prisni për pushtim, koha është kohë terori'.