E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google këshillon përdoruesit në Iran

Kompania Google, ka këshilluar përdoruesit e shërbimeve të saj në Iran, të ndryshojnë fjalëkalimet, pas falsifikimit të certifikatave të saj të sigurisë në internet.

Google u rekomandon iranianëve, t`iu kushtojnë vëmendje paralajmërimeve që shfaqen befas në ueb-faqe dhe të bllokojnë faqet e panjohura të internetit.

Autoritetet holandeze po zhvillojnë hetime për të përcaktuar se kush i ka falsifikuar certifikatat e sigurisë në internet, me qëllim për të fituar informacione për përdoruesit në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›