E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Amyt, përlotet gjatë intervistës

Babai i këngëtares Amy Winehouse, Mitch, është përlotur gjatë intervistës së parë pas vdekjes së vajzës së tij.
 

Ish-shoferi i autobusëve ka folur për atë se si e përjetoi vdekjen e këngëtares së njohur britanike, duke thënë se ai ka vuajtur shumë që të mesohet me vdekjen e vajzës së tij.
 

“Ajo ishte aq kualitative, aq e mrekullueshme, vajzë e mrekullueshme, mikeshë e mrekullueshme, dhe gjithë ato thashethemet e shkruara për të përgjatë pesë-gjashtë viteve të kaluara tani janë zhdukur. Unë thjesht do të doja që ajo të ishte këtu për ta përqafuar. Ajo ishte plot dashuri. Edhe për njerëzit që nuk e merituan”, tha Mitch në intervistën për CNN.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›