E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë i kujton Ali Asllani kryetarit të bashkisë së Tiranës?

Fjala për Ali Asllanin - Ali Asllani ka qenë kryetar bashkie në qytetin e Vlorës. Por të flasësh për këtë personalitet të rrallë duhet menduar thellë. Ai është për t’u marrë shembull, sepse i ka lënë vendit të tij një përvojë me vlerë të madhe, nga përkushtimi në detyrë dhe nga kultura e talenti i rrallë që tregoi, në të gjitha funksionet që iu ngarkuan për të drejtuar. Nuk qe rastësi që ai u emërua Kryesekretar i Qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë Sekretar i Përgjithshëm në Qeverinë e Sulejman Delvinës. Detyra shumë të rëndësishme, për shtetin shqiptar të asaj kohe, që të funksiononte me dokumentacione të rregullta, demokratike e perëndimore, që Ali Asllani i njihte dhe i bënte shumë mirë. Ky është në të vërtetë poeti dhe patrioti i shquar, pushtetari e diplomati, kryebashkiaku i Vlorës dhe shqiptari i madh Ali Asllani.
Kryetari i bashkisë së Tiranës/Është akuzuar qysh kur ishte në detyrën e Ministrit të Kulturës për çështjen e fasadave. Karshi tij është ngritur dhe ka kryer hetim edhe një komision hetimor parlamentar. Së fundi Ministri i MPPTT-së, Sokol Ollodashi ka bërë denoncim në prokurori për shitje të tokës tek lokal “Taivani”. Kryeministri i vendit në një fjalim parlamentar i ngriti shumë akuza morale, çka do të thotë se “nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën”. Nëse do t’i dëgjonte këto akuza, i miri Ali Asllani do i kish ndjekur akuzatorët pas sokakëve me bastun: Ptu shejtan e bir shejtani. Kryetarët e sotëm, Aliu, poeti brilant, do t’i kishte thumbuar edhe me penën e tij. Në poemën “Hakërrimë”, ai u bënte luftë shumë të ashpër elemenetëve të pandershëm e të molepsur,që për hirë të pasurimit të tyre, brenda një kohe të shkurtër ishin të gatshëm dhe bënë çdo gjë, në dëm të atdheut.
Prandaj, ai shkruante: “Hani –pini e rrëmbeni,mbushni xhepe-mbushni arka…/Të pabrekë-ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka./Hani -pini e rrëmbeni, është koha e çakenjve,/Hani-pini e rrëmbeni, është bota e maskarenjve/Dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar,/Dallavera me të huaj,dallavera me shqiptarë./Dhe për një kërkoni-pesë..por më mirë njëzetepesë/Le të rrojë batakçiu,dhe i miri le të vdesë.
I miri Ali Asllan, sikur ta dije që 60 vjet më vonë do të vinte një kryetar bashkie dhe ca shokë të tij që do të kërkonin 20 % për çdo pjesë toke të dhënë. I miri Ali Asllan, sikur ta dije që do të vinin ca tipa të pabrekë, që bëhen milionerë brenda darkës, sepse përfituan nga toka shtetërore për ta zhvatur një orë e më parë. I miri Ali Asllan sikur ta dije që do të vinin edhe ca serbë në Tiranë këngëtar a kineastë dhe do të merrnin si dhuratë Çelësin e Tiranës, do të vinte duart në kokë dhe me zë e ligje do të qante për atë, që Nanoja na e solli për veshi nga Parisi, dhe na e plasi në derë të bashkisë. Për atë që Nanoja e la edhe në derë të partisë së tij. Sepse thonë të mençurit: I marri ngatërron dhe yjet në qiell.
Çfarë gjurme që la poeti/Të flasësh për Ali Asllanin, për këtë personalitet të shquar dhe veprën e tij të ndritur, për kontributin që ka dhënë në favor të popullit të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë, e themi me bindje se nuk është shumë e lehtë. Por vepra që ai ka lënë pas, aq e qartë e kuptueshme dhe shumë e dashur për të gjithë, na ka lehtësuar në punën tonë, për të folur diçka nga ajo veprimtari e madhe dhe e shumëllojshme, e asaj jete të gjatë e plot brenga, por gjithmonë krenare. Veprimtaria e Ali Asllanit në vendin tonë ishte shumë e gjerë, dhe në shumë fusha të jetës politike e shoqërore. Ai dha një kontribut të shquar dhe të pazëvendesueshëm, si intelektual e patriot, si pushtetar dhe diplomat, e në të gjitha këto fusha ku punoi, la gjurmët dhe shkëlqimin e tij, si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje të pastër.
Çfarë gjurme po lë Edi/E mori Nanoja e bëri ministër dhe kryetar të bashkisë dhe në fund kryetar të partisë. Si shpërblim Edi e përjashtoi nga partia. Vetëm me këtë veprim duhen kuptuar të tjerat. Dëshmi e gjurmëve të tij janë ca procese që kanë mbetur hapur dhe ende pa hetuar nga organi i akuzës. Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se kreu i mafies së ndërtimit në vend, Edi Rama, po përpiqet të fshehë inkriminimin e tij në aferat më të rënda antiligjore gjatë dekadës së fundit. Ai u shpreh se shuma e 750 milionë eurove e siguruar nga klani i ngushtë mafioz në 500 mijë m2 ndërtimi, janë dëshmia më e mirë që faktojnë përgjegjësitë e veçanta të Ramës dhe të çdo pengmarrësi tjetër të Partisë Socialiste. Këtu është gjetja më e mirë e Asllanit “Hani –pini e rrëmbeni,mbushni xhepe-mbushni arka...”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›