E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrënjët e mafias puniste s’mund të mbërrijnë tek paradhoma e BE-së

Diktatorët janë si kulshedra, që edhe po t`ia presësh kokën, nxjerr kokë tjetër, që është disa herë më e rrezikshme se e para për njerëzimin. Komunistët shqiptarë, që më vonë u vetëquajtën punistë, me bëmat e tyre ua kaluan shumë herë edhe fashistëve e nazistëve, jo vetëm sa u përket masave terroriste të ndërmarra në kurriz të popullit, por se këta për ta shndërruar në skllav të përhershëm popullin i mohuan të drejtën për të besuar në zot, e zhveshën nga prona, e shndërruan në lumpenproletar, që ta shtypnin e shfrytëzonin më lehtë e përjetësisht.
Këto qenie monstruoze, stërnipër të Kainit, për të qenë më të lirë në punën e tyre mizore që po kryenin në kurriz të popullit, e izoluan atë nga bota e qytetëruar dhe e rrethuan vendin me tela me gjëmba, duke e futur popullin në varr për së gjalli.
Këta përbindësha të njerëzimit po eksperimentonin një rend të ri - sipas tyre progresistë - po që nuk ishte gjë tjetër veçse kthim i njerëzimit disa rende mbrapsht, në rendin skllavopronar, pra fare mirë, rendi që vendosën mund ta quanim rendi skllavopronaro-socialist e diktatorin e tyre një faraon të mirëfilltë. Këta kukudhë e lubi, nuk u ngopën asnjëherë gjatë sundimit të tyre 50-vjeçar, edhe kur populli punonte për këta me orë të zgjatura, zbathur e me pak bukë të mykur misri, në një kohë, që për vete punistët e fëmijët e tyre, jetonin si në përralla, mes bollëkut e begatisë.
Në këto kushte, populli i shumëvuajtur u ngrit më 8 Dhjetor të 1990 në protesta masive, kundër diktaturës, komunisto-skllavopronare, e nga gjiri i kësaj levizjeje popullore, lindi Levizja Demokratike, që me kalimin e kohës u shndërrua në Parti Demokratike, si forca e vërtetë progresiste që i udhëhoqi masat e gjera popullore për rrëzimin e diktaturës, për ta çuar vendin e popullin e shumëvuajtur, drejt arritjeve progresiste, të paimagjinuara prej nesh, disa vite më parë.
Në këto kushte komunisto-punistët, si kameleonë që janë, për t`i rezistuar kësaj vale revolucionare, ndryshuan gunën, duke veshur një pelerinë të re dhe kjo ishte shndërrimi me urdhër të peshkut i Partisë së Punës në Parti Socialiste, pra në parti punisto-mafioze, një përzierje e nostalgjikëve të PPSH-së dhe të mafiozëve, që pasurinë e tyre e kanë vënë në bazë të një pune të dyshimtë e të papranueshme nga ana njerëzore, pasi ajo mbështetet në prostitucion, në drogë, në inkurajim të klandestinëve, në ndërtime me dokumente false - pra shkurt, në kryerjen e punës me pare të pista.
Si mafiozë që janë, Demokracisë i vendosin shkopinj nën rrota, se i verbojnë arritjet e shumta të demokracisë... Prej kësaj klime erdhi sponsorizimi komunist për firmat piramidale, ku në lojë këtë radhë futën syrin e veshin e tyre 50-vjeçar, punonjësit e Sigurimit të Shtetit të Diktaturës dhe pasi ia morën si gjithnji ato pak para që populli i pat fituar me shumë mund e djersë, falë proceseve demokratike, këtë radhë jo haptas, por me metoda të stërholluara, e nxitën popullin në levizje kaotike, që të përmbysnin Qeverin Demokratike dhe të rivendosnin diktaturën e nomenklaturës së tyre.
Për tetë vjet të sundimit të tyre, në Shqipëri sundoi mafia e hapur, në vend mbizotëruan kartelet komuniste të drogës, prostitucionit e klandestinëve. Ishte ky background dhe refuzimi i Partisë Demokratike për t’u bërë bashkautore e këtij regjimi, arsyeja që populli me votë të lirë demokratike i largoi sockomunistët nga qeverisja më 2005, duke ia besuar qeverisjen Partisë Demokratike me forcat e tjera të djathta, të cilët me punën e tyre dhe luftën pa kompromis që i bënë korrupsionit me zero tolerancë, ia ndryshuan imazhin vendit në infrastrukturë, në investime publike si shkolla e spitale, në ngritje rrogash e pensionesh... Edhe më të mëdha qenë arritjet në lëmin e politikës së jashtme. Vendi u vizitua nga shumë personalitete botërore, ku veçohet vizita e Presidentit të SHBA, z.Xhorxh Bush, u pranuam në NATO, përfundoi ratifikimi i MSA dhe tashmë jemi futur në fazën e Aplikimit për anëtarësim të plotë në BE. Partia Demokratike, ku padyshim merita kryesore i përket lidershipit të saj, z. Sali Berisha, në zgjedhjet e Qershorit të 2009-s, doli para elektoratit jo vetëm me arritjet e katërvjeçarit 2005-2009, por me programin ambicioz elektoral, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në fushën politike, që do përmbushte gjatë viteve 2009-2013. krejt ndryshe doli Partia Socialiste (punisto-mafioze), e cila nuk paraqiti asnjë program, se mendonte të sundonte në kaos, mënyra e saj e parapëlqyer për fitime. Zgjedhjet treguan se shqiptarëve s’mund t’ua servirësh sapunin për djathë, prandaj rimandatuan Partinë Demokratike, që të qeverisë edhe për katër vjet të tjera, këtë herë në koalicion me LSI-në.
Por ky verdikt e tmerron Edi Ramën dhe punisto-mafiozët (socialistët), të cilët nuk po lënë gur pa lëvizur e gjë pa shpikur si djaj me brirë për rihapjen e kutive të votimit, këtij qëllimi i shërben, të fusin vendin në kaos politikë, që të mund ta marrin në dorë qeverisjen e vendit, si gjithmonë – gjatë 60 vjetëve të baballarëve e bijve të tyre, veç me gjak, revolucion e dhunë. Lista e baballarëve dhe e bijve s’lë shumë vend për koment gjatë palo-protestave të ditëve të fundit.
Por mbetet shpresa se tashmë ka ardhur koha - më shumë se kurdoherëtjetër - për  intelektualët me ide majtiste progresiste, që të ndergjegjësojnë elektoratin e vërtetë majtist, për rrugën demokratike që duhet ndjekur, për t`u sherbyer vetes e jo punisto-mafiozëve. Vetëm me rrugë demokratike, e jo me dhunën që paralajmërojnë punisto-mafiozët, shqiptarët do çlirohen nga linja e trashëgimisë komuniste të nomenklaturës. Dhe 8 dhjetori është një rast për të konfirmuar vullnetin e përbashkët të të gjithë atyre që kërkojnë stabilitet dhe rotacion pushtetesh vetëm nëpërmjet zgjedhjeve, dhe jo nëpërmjet dhunës së rrugës.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›