Davutollu-Klintonit: Bllokoni projektrezolutën armene
Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu, realizoi një bisedë telefonike për rreth 1 orë me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nga e cila kërkoi që projektrezoluta armene të mos kalonte për votim të përgjithshëm në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit.
Davutollu i përcolli homologes së tij me një gjuhë të qartë të gjitha zhgënjimet e thella që ka pësuar opinioni publik turk dhe arsyet e reagimit të shfaqur pas miratimit të projektrezolutës në fjalë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Ai gjithashtu foli për destabilitetin në rajon që mund të sillte miratimi përfundimtar i kësaj projektrezolute.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjithashtu, theksoi se qeveria e saj ishte gjithashtu kundër projektrezolutës së miratuar në Komitet, si dhe se ishte edhe kundër votimit të këtij vendimi në Dhomën e Përfaqësuesve. Klinton theksoi gjithashtu se e mirëpriste vizitën e kryeministrit Erdogan në Uashington duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme.