E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, fillon debati mbi kërkesën ndjesë për Srebrenicën

Nesër parlamenti serb, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të fillojë debatin mbi kërkesën ndjesë apo jo për vrasjen e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.
Ky debat do të nxjerrë në pah edhe përpjekjet e Beogradit për të pranuar tmerret e kryera në emër të serbëve gjatë luftërave të viteve ´90, që shumë serbë ende i mohojnë.
"Rezoluta e Srebrenicës është e domosdoshme për t´u diskutuar në parlament pasi me këtë Serbia kërkon të tregojë dëshirën tonë për pajtimin rajonal dhe të demonstrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit´´, deklaroi javën e kaluar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç.
Projektrezoluta shpreh keqardhjen për viktimat dhe kërkon ndjesë që nuk u bë aq sa duhej për të parandaluar masakrën por nuk e njeh atë si gjenocid. Ajo kërkon gjithashtu që dhe vendet e tjera të ish-Jogusllavisë të miratojnë rezoluta që dënojnë krimet kundër serbëve.
Pak muaj përpara mbarimit të luftës që solli shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët e Bosnjës të komanduar nga gjenerali Ratko Mladiç vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë nga qyteti i Srebrenicës, që u rrethua dhe u shkatërrua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›