Itali Topi nderon kujtimin e Lin Delise

Presidenti i Republikes Bamir Topi u nis dje per nje vizite pune treditore ne Itali me rastin e Dites se 28-te Nderkombetare te Paqes Kultures dhe Solidaritetit e cila zhvillohet ne kujdesin e institucioneve te Republikes Italiane. Ne diten e pare z. Topi beri nje vizite ne qytetin e Androdokos ku jetoi dhe ushtroi veprimtarine e tij artistike piktori i madh shqiptar Lin Delia.Kryetarit te Shtetit iu be nje pritje dinjitoze nga prefektja e Rietit Kiara Manila kryetari i Bashkise se Androdokos Mauricio Faina dhe autoritete te tjera te larta te pushtetit vendor nga personalitete te politikes biznesit dhe kultures se ketij qyteti si dhe nga shume qytetare mes te cileve numeroheshin me dhjetera bashkatdhetare.Ne takimin e zhvilluar me prefekten Manila dhe kryetarin e bashkise Mauricio Faina dhe nenkryetarin Armando Nikoleti dhe qytetaret e Androdokos ne sallen San Agostino te komunes nje vemendje e vecante iu kushtua nga Presidenti Topi faktit se nje nder pikat kryesore te lidhjes se Shqiperise me kete qytet eshte jeta dhe vepra e piktorit te shquar shqiptar Lin Delia qe deshmon dhe nje here se dija kultura arti jane elementet me te forte ne nje marredhenie miqesie mes popujve qe kapercejne cdo kufi e paragjykim. Ne pasditen e dites se pare te vizites ne Itali z. Topi dekoroi me Urdhrin Nene Tereza Spitalin Pediatrik Bambino Xhezu.