Oferta e Berishes, Rama: Nuk me duhet nje tjeter karrige
Vetem nje dite pas ofertes se bere nga kryeministri Berisha, per kandidimin e kryetarit te Partise Socialiste ne postin e deputetit edhe pa lene postin e bashkise se Tiranes, ky i fundit ka mohuar serish mundesine e nje dalje te tille. Gjate mitingut te zhvilluar diten e djeshme ne qytetin e Pogradecit, pas shqyrtimit te nje kerkese te tille, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se karrigia e deputetit pas 28 qershorit, do t'i duhet atij, Sali Berishes, qe te ulet kur te jete ne opozite. "Ndersa mua nuk me duhet nje tjeter karrige, por nje tjeter mandat per te qene ne kembe, ne krye te puneve, ne cdo qytet e ne cdo fshat, ku do ta coj qeverine pas 28 qershorit, per te realizuar programin qe realizuam se bashku dhe per te ndertuar se bashku Shqiperine si gjithe Evropa", beri te ditur qendrimin e tij Edi Rama, duke iu referuar keshtu kerkeses se perseritur te kryetarit te Partise Demokratike. Gjate fjalimit te tij, lideri socialist ka kerkuar voten e elektoratit duke iu thene se vota per kandidatet e tjere, do te jete nje vote per perdorime mbi interesa personale. Duke "shigjetuar" kryeministrin aktual, ai deklaroi se Berisha e kerkon voten per te garantuar biznesin e tij, nderkohe qe te tjere qe jane ne opoziten e opozites e kerkojne kete vote per vazhduar pazaret e vjetra ne dem te qytetareve. Sipas Rames, "te tjere ish-kryeministra ua kerkojne voten per te qendruar ne opoziten e opozites, per nje deputet te vetem, qe ta nxjerre pastaj mandatin e marre nga ju, ne pazarin e vjeter te numrave dhe interesave personale. Per te mbajtur me pas peng qeverine tuaj edhe 4 vite te tjera, si keto 18 vjet, ne duart e nje grushti kryetaresh, qe bashke me nje grusht sherbetoresh kane vetem ne themel interesin e oborreve te tyre familjare dhe klanore, me kurrizin e kthyer nga ju", iu shpjegoi lideri i selise roze qytetareve pogradecare pse s'duhet te votojne per kundershtaret e tij. Rama premtoi se ne qeverisje do jete nje kryeminister i nje lloji te ri, nje kryeminister ndryshe nga keto 18 vjet, duke qeverisur per njerezit dhe me njerezit. Ai sqaroi se arsye qe u kerkon voten eshte per programin e ri per Shqiperine, qe shkruan se bashku dhe per skuadren e re te Partise Socialiste, e cila do te garantoje programin e tyre. "Une nuk do te jem kryeministri i nje qeverie qe ben biznes per nje familje te vetme dhe ndan pasurite e vendit ,me klientet e pushtetit te kryeministrit, por do te jem thjesht kryeministri juaj", siguroi kryesocialisti. Rama shprehu besimin se do te jete nje Kryeminister per njerezit. "Do jem Kryeminister per t'u dhene bashke me ju zgjidhje te reja problemeve te vjetra, per te qene bashke me ju kudo qe jane sfidat dhe duhen perballuar veshtiresite, per te bere bashke me ju gjera qe per 18 vjet me radhe, na i kane bere padrejtesisht te pamundura", deklaroi perpara mbeshtetesve socialiste, kandidati per postin e kryeministrit te koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim". Ne fund te fjales se tij, Rama deklaroi se vota e 28 qershorit eshte nje vote me e rende se sa asnjehere tjeter ne historine e ketyre viteve. Prandaj, theksoi ai, duhet te votojne Partine Socialiste.