E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PS PD Ja pse rrezohet

/ /

Juristet e grupit parlamentar te Partise Demokratike kane sqaruar per gazeten Panorama disa momente qe calojne ne projekt-vendimin e propozuar nga Partia Socialiste i cili ne fakt eshte nje fotokopje i variantit te muajit shtator qe u rrezua ne Komisionin e Ligjeve.
Kundershtimi i PD-se
Pika 3 dhe 4 e projekt-vendimit te propozuar nga Partia Socialiste dhe qe eshte firmosur nga me shume se 50 deputete jane me problematiket sipas juristeve te PD-se. Konkretisht ne piken e trete te projektit te propozuar nga opozita thuhet se komisioni hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket grupit parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte.... Me tej jane te renditur tete vende per anetaret socialiste ne komisionin hetimor dhe shtate vende per anetaret e maxhorances. Por ligji Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit nr. 8891 date 2.5.2002 percakton qe komisioni te kete perfaqesim te perafert me raportin e deputeteve ne Kuvend qe do te thote se maxhoranca duhet te kete shumicen ne komisionin hetimor. Komisioni perbehet nga jo me pak se nente dhe jo me shume se 15 deputete por gjithmone me numer tek. Komisioni perbehet nga deputete te partive te pozites dhe opozites ne raporte sa me te peraferta perfaqesimi por diferenca te jete jo me shume se nje anetar thuhet ne pikat 1 dhe 2 te nenit 9 te ketij ligji. Sipas juristeve demokrate marrja e shumices nga ana e PS-se mund te rregullohet vetem duke terhequr dy anetare PD.
Hetimi i kufizuar
Pika me problematike e vendimit te propozuar nga opozita sipas juristeve demokrate eshte pika kater e vendimit qe flet per objektin e komisionit hetimor. Ne fjaline e pare te kesaj pike thuhet hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni eshte i pakufizuar per sa i perket natyres se materialeve dokumenteve apo provave qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore pervec rasteve kur keto dokumente jane ne administrim te gjykatave apo organeve te ndjekjes penale. Ekspertet e maxhorances thone se ky variant i artikuluar nga PS-ja bie ndesh me te pakten dy vendime te Gjykates Kushtetuese konkretisht me vendimin nr. 20 date 04.05.2007 dhe vendimin e nr. 22 date 05.05.2010. Ne vendimin e ketij viti te Kushtetueses thuhet Gjykata Kushtetuese ka theksuar se perkufizimi i objektit te hetimit perben hapin e pare nga ku do te percaktohet edhe ecuria e hetimit parlamentar. Objekti i hetimit i parashtruar ne menyre te qarte e te sakte duhet te permbaje fakte ose teresi faktesh nga te cilet merr shkas hetimi parlamentar dhe shpjegon se cfare hetohet. Vec kesaj objekti i hetimit duhet te jete i percaktuar ne menyre te mjaftueshme kusht ky qe kerkohet per respektimin e parimit te shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave themelore te parimit te ndarjes se pushteteve si dhe kompetencave te kufizuara qe disponon nje komision hetimor. Jo vetem kaq por sipas PD-se propozimi i opozites nuk permban fakte per te cilat eshte i justifikuar hetimi. Kete ata e argumentojne me te njejtin vendim te Gjykates Kushtetuese ne te cilin thuhet duhet theksuar se komisioni hetimor parlamentar ngrihet kur ekziston ne fakt nje ceshtje ne kuptimin kushtetues dhe jo per te verifikuar nese mund te zbulohet ose te gjendet ndonje e tille ne te ardhmen. Se fundi ceshtja e trete per te cilen PD-ja nuk bie dakord eshte fjalia e dyte e pikes 4 te projektit te PS-se procesi i hetimit do te perfshije administrimin e dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ-ja ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej tij. Demokratet shprehen se Parlamenti nuk mund te urdheroje KQZ-ne te jape dokumentet per komisionin hetimor.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›