E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Mokra votoi kunder 20-shit

/ /

Duke folur ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat kreu i Qeverise tha se fitorja me 71 vota diference e kandidatit te mbeshtetur nga maxhoranca ne kete komune te Pogradecit tregon besimin ndaj shumices qeverisese. Le te pershendesim shume perzemersisht zgjedhesit e Mokres te cilet ne nje votim te shkelqyer votebesuan mazhorancen koalicionin dhe nxoren fitimtar kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Fitorja ne Moker eshte e nje rendesie te vecante eshte deshmi e nje besimi te madh ne rritje tek ky koalicion Koalicioni i Integrimit tha Berisha. Komuna ka qene e qeverisur nga Partia Socialiste por me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem sikunder te shfrytezoje te gjitha prerogativat ligjore ne rast se ka verejte. Garantoj zgjedhesit e Mokres se autostrada Qafe Pllocke-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje i garantoj ata se se bashku do te ndertojme Mokren turistike. Ju nuk e njihni se cfare thesaresh turistike mbart Mokra ne gjirin e saj. Ato presin urbanizimin e zones per tu bere nga vendet me te preferuara turistike te Shqiperise. Mokra duhet ta mbani mend gjithmone se bashku me Dukagjinin jane konservatet gjenike te kombit ne histori vijoi me tej kreu i demokrateve.
Vote kunder 20 perqindeshit
Ne te njejten kohe vota e qytetareve ne Komunen e Trebinjes sipas Kryeministrit Berisha eshte edhe vote kunder gjobave 20 per qind te vendosura nga kryetari i PS-se njeheresh edhe kryetar i Bashkise se Tiranes. Duke e lidhur rezultatin ne kete zone me akuzat e dy muajve te fundit te artikuluara nga deputetet e maxhorances per ndertimin te Liqeni kreu i Qeverise tha se Duhet ta pranojme se me kete vote votuan per te ardhmen por votuan ne menyre absolute edhe kunder 20 perqindeshit. Sipas tij 35-kateshi monumenti me i nxire i korrupsionit ne historine e ketij vendit maja e tij duket nga mbare Shqiperia nga Mokra dhe Valbona nga Konispoli dhe Vermoshi nga luginat dhe majat e maleve ngado qe qytetaret hedhin veshtrimin drejt kryeqytetit. U del sahati bulevardi Deshmoret e Kombit u dalin ministrite por per fat te keq u del edhe shtylla e turpit apo monumenti i 20 perqindeshit 35-kateshet tek diga e Liqenit qe ju garantoj ju se nuk do te ndertohen. Edhe ne kete aspekt zgjedhesit e mencur te Mokres meritojne pershendetje te vecante votuan kunder 20 perqindeshit. Luan Rama Fituam ne bastionin e majte

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama duke folur per fitoren e koalicionit PD-LSI ne komunen e Trebinjes tha se kandidati i tyre fitoi ne nje bastion te se majtes. Komuna e Trebinjes duke qene nje komune e majte pergjithesisht me votues qe ne menyre tradicionale kane votuar te majten ne rastin e zgjedhjeve te zhvilluara dje per kryetarin e komunes kane zgjedhur gjithashtu nje perfaqesues dinjitoz te se majtes reale demokratike dhe europiane ne Shqiperi. Nga kjo pikepamje ne e konsiderojme kete rast nje moment te rendesishem te LSI-se dhe ftoj gjithashtu banoret e zones jo vetem ta mbeshtesin kryetarin e ri te komunes por dhe ta monitorojne ate u shpreh Luan Rama. Ajtyresa Berisha pergjegjes per krizen

Partia socialiste i kerkoi dje Kryeministrit Berisha ta shikoje ashtu sic eshte realitetin shqiptar. Si nje reagim ndaj deklarates se Kryeministrit Berisha anetarja e Asamblese Kombetare Megi Ajtyresa tha se Sali Berisha eshte pergjegjes per krizen politike dhe ekonomike ne te cilen ndodhet sot Shqiperia. shte faji i Sali Berishes qe sot ka 1 milion te papune. shte faji i Sali Berishes qe niveli i korrupsionit ka arritur rekordet u shpreh Ajtyresa.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›