E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Trebinje kandidati i maxhorances fitoi me 71 vota para

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve te parakohshme ne Komunen e Trebinjes. Kandidati i koalicionit PD-LSI Feim Jasharllari mori 701 vota ndersa kandidati i PS-se fitoi vetem 630 vota. Ne kete menyre koalicioni i djathte fitoi ne kete komune bastion te se majtes ne Moker me 71 vota me shume se kandidati i majte. Sipas rezultatit ne proces moren pjese 1349 votues nga 2465 votues qe ka gjithsej kjo komune me 8 fshatra duke marre pjese aferisht 55 per qind e votuesve ne proces. U shpallen te pavlefshme vetem 18 vota. Zgjedhjet e parakohshme ne komunen Trebinje u bene me dekret te Presidentit te Republikes Bamir Topi pas arrestimit te kryetarit Gjergji Buzo qe u shkarkua me pas nga Kryeministri Berisha per korrupsion pasiv. Kryetari i komisionit te votimit Nexhmi Rapce pohoi se votimi ka rrjedhur normal dhe nuk ka pasur asnje incident deri ne momentin e numerimit. Ne kete proces votimi Partia Socialiste mori pjese per here te pare pas bojkotit te gjate pas 28 qershorit. Kjo komune eshte qeverisur ne 4 legjislaturat e shkuara nga socialistet. Pavaresisht mungeses se vemendjes mediatike mbi zgjedhjet ne kete komune ne fushate u angazhuan deputete qe u kerkuan voten kandidateve. Pas perfundimit te procesit dhe shpalljes se rezultatit Kryeministri Berisha pershendeti votuesit e Mokres. Rezultati

Kandidati i PD-LSI 701 vota

Kandidati i PS-se 630 vota

Te pavlefshme
18 vota

Moren pjese 55 ose 1349 votues

Komuna ka gjithsej 2465 votues

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›