E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e opozites komision 4- mujor. PS nuk permend fletet e votimit

Ajo cka socialistet kerkojne ne kembim te votes per kodin zgjedhor eshte nje komisioni hetimor parlamentar per 28 qershorin. Gjate 4 muajve 15 anetaret e tij do te hetojne kutite e materialeve zgjedhore te cilat KQZ do tia vendose ne dispozicion.

Komisioni hetimor duhet te kete shumice dhe kryesim te majte dhe ne fund te punes ti prezantoje Kuvendit raportin per pergjegjesite institucionale. Raporti do te shoqerohet dhe me rekomandime per reformen zgjedhore dhe ndryshimin e kodit si dhe padi ne prokurori per shkelesit.

Objekt i hetimit do te jete listat e zgjedhesve kartat e identitetit parregullsite gjate votimit perdorimi i fondeve publike procesi i numerimit keqperdorimi i administrates dhe lirimi i te burgosurve. Por ne asnje pike te kerkeses te firmosur nga 55 deputete socialiste nuk permenden fletet e votimit dhe komisioni i Venecias te cilat ndane Rucin dhe Patozin gjate negociatave te meparshme.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›