E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e opozites sot pritet pergjigjia. Islami Tryeza e destinuar te deshtoje

Ish- kryetari i komisionit bipartizan te reformes zgjedhore Kastriot Islami e sheh larg zgjidhjen e krizes Rama-berisha per kutite. Pavaresisht ofertes se kryesocialistit dhe pergjigjes se pritshme te henen te kryeministrit ndasia mes dy lidereve sipas Islamit eshte e dukshme dhe e madhe.

Persa i perket objektit te hetimit qe duhet te kete komisioni ad-hoc per hetimin e zgjedhjeve eshte ende shpejt per te dhene nje pergjigje te qarte. Po te lexohen me kujdes qendrimet e paleve mundet te kuptohet qarte se jane ende ne distance shume te larget gje qe te ben te mendosh se shanset per te arritur ne nje zgjidhje te perbashket jane shume te ulet tha Islami.

Deklarata te tilla duket se favorizohen nga vete situata politike qe nuk premton nje kompromis te shpejte. Pakenaqesite e socialisteve tashme jane shenjuar ne nje leter qe ka mberritur ne Bruksel ne duart e zyrtareve me te angazhuar per zgjdhjen e krizes ne Shqiperi.

Ndersa drafti i dorezuar nga kryesocialsiti per komisionin hetimor per 28 qershorit do te marre pergjigjen zyrtare te henen ne mbledhjen e grupit te demokrateve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›