E Diel, 1 Nëntor 2026

TEPELENE/ Per nje parcele ulliri qellon 3 vellezer

TEPELENE - Per nje parcele ulliri 27-vjecari qellon me cifte ne drejtim te 3 vellezerve. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Toc te Tepelenes ne oret e pasdites se te shtunes kur ajup Mucobega ka shkrehur armen e gjahut ne drejtim te tre shtetasve duke plagosur njerin prej tyre. Ne baze te te dhenave nga vendngjarja behet e ditur se Mucobega permes armes se gjahut ka kercenuar dhe tentuar te vrase tre shtetas vellezer me njeri-tjetrin nga fshati Toc. Njeri prej tyre eshte plagosur lehte ne doren dhe kemben e djathte nga shkrehja e ciftes se Mucobeges. Sipas versionit zyrtar te Policise se Tepelenes 27-vjecari u kishte zene prite vellezerve te cilet punonin ne nje parcele me ullinj ku ajup Mucobega pretendonte se ishin ullinjte e tij. Mucobega eshte arrestuar ne flagrance nga policia qe mberriti menjehere ne vendngjarje. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›