E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma e kryeministrit Te zbukurojme Tiranen me rastin e festave te fundvitit

23-11-2010 / Gazeta 55

Ne mbledhjen e Grupit Kuvendor Demokrat kryeministri Sali Berisha e konsideroi urgjente fillimin nga puna per zbukurimin e bashkive te vendit per festat e fundvitit. Ai tha se kete vit shqiptaret kane me shume arsye te festojne duke permendur ketu vendimin per liberalizim te vizave qe pritet te hyje ne fuqi pas dates 15 dhjetor.
Te filloje zbukurimi i qyteteve te mblidhen keshillat bashkiak edhe nese ndonje kryebashkiake eshte ne zi per shkaqet e veta le te rrije ne deshperimin e tij qyteti duhet te gezoje te festoje komuna duhet te gezoje femijet vajzat djemte te rinjte te rejat burra grate duhet te shohin nje Shqiperi ne feste tha Berisha duke iu referuar Bashkise se Tiranes te cilen Edi Rama ka menduar te ndeshkoje perseri kete vit sikunder edhe nje vit me pare.
Ka nje mije e nje arsye tha kryeministri per te festuar ndaj dhe duhet te fillojme punen te zbukurojme qytetet tona te mos ndodhe sic ndodhi me Tiranen vjet qe pas krishtlindjeve dhe pas protestave u vendosen disa llambushka se kane historine e baterive ata po nuk futen duart ne cdo gje e kane te pamundur vodhen baterite e stilolapsave ne zgjedhje nuk lene gje tjeter pa bere.
Pra te bejme me Keshillat Bashkiak aty ky nuk kemi kryetarin kemi shumicen te mblidhet keshilli te marre vendimin per zbukurimin e qytetit. Kemi pavaresine e vendit kurre ndonjehere pas shembjes se perdes se hekur e kemi pritur me te lire dhe te denje kete dite. Dita e flamurit duhet te marre te gjitha dimensionet kemi diten qe ndau historine e pluralizmit dhe te themelimit te Partise Demokratike kemi diten qe shqiptaret do te nisen ne Europe festat shenjat te krishtlindjeve vitin e ri pra duhet qe Shqiperia te jete festive sepse eshte kollaj te organizosh gezime gjigande per veten tende edhe tu rezervosh qytetareve terrin dhe erresiren por kete nuk do ta pranojme. Ata qe mendojne te kontrastojne gezimin me terrin gabojne gezimi eshte si drita sa me shume te perhapet aq me shume ndricon vuri ne dukje Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›