E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama duhet te zyrtarizoje terheqjen nga fletet e votimit

21-11-2010 / Gazeta 55

Flasin ekspertet

Ekspertet ndajne te njejtin mendim Partia Socialiste duhet te formalizoje oferten e saj me te re qe kerkon trasparancen e zgjedhjeve duke u bazuar vetem ne hetimin e materialeve zgjedhore duke hequr dore perfundimisht nga fletet e votimit.
Ish kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve dhe Koordinator i tryezes per reformen zgjedhore Kristaq Kume eshte i mendimit se selia roze duhet te zyrtarizoje kerkesen e saj ne parlament si e vetmja menyre per te filluar pune komisioni hetimor parlamentar dhe ngerci politik te kapercehet.
Ajo qe duhet bere eshte qe deklarata apo ky qendrim politik te realizohet me sjelljen e nevojshme te propozimit ne parlamentin e Shqiperise. Mazhoranca e ka te pranuar qe pjese e procesit te transparences mund te jete mbikeqyrja e materialeve zgjedhore. Nese palet bien dakord mund ta formalizojne si objekt te komisionit te ardhshem ad hoc u shpreh Kume.
Ish kreu i KQZ-se shpreh opinionin e tij dhe lidhur me kerkesen e pretenduar te Partise Socialiste per te detyruar KQZ-ne per ti dhene komisionit hetimor parlamentar materialet zgjedhore te 28 qershorit dhe jo ti marre ato nga arkiva sic e parashikon kodi zgjedhor.
Kjo duhet te jete pjese e diskutimit qe do te behet ne parlament me dorezimin e propozimit tha ai.
Partia Socialiste pretendon se ka propozuar nje oferte te re per zgjidhjen e ngercit politik por ende nje draft i tille seshte dorezuar ne parlament. Kjo le hije dyshimi mbi qellimin e ketij propozimi dhe idene e mbajtjes se fshehte aq me teper kur Edi Rama me nje propozim te supozuar permblodhi nje leter ku iu drejtua kancelarive perendimore.
Ne keto kushte logjika te con vetvetiu ne nje qendrim aspak te pranueshem te socialisteve pasi atehere kur oferta apo propozimi fillimisht duhej te behej transparent me pare ne parlament dhe me pas te informohej gjeresisht Brukseli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›