E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta sekrete e Kinës për të shpëtuar euron

Do të përdoren kapitalet kineze për të shpëtuar euron? Me cfarë cmimi? Pyetje që kanë filluar të dëgjohen shpesh në Frankfurt, pas lajmeve të dala nga G20 financiare në Paris në fundjavë. Delegacioni kinez në Paris, i drejtuar nga ministri Xie Xuren, i ka prezantuar ministrave dhe autoriteteve europiane një ofertë për të shpëtuar euron me investime masive në titujt të shtetit të cdo vendi dhe në infrastruktura, ka shkruajtur Sundey Times.

Plani sekret i Pekinit, liderët e të cilit flasin vetëm në formë informale, duhet të ketë një vlerë prej dhjetra miliardësh. Një injeksion i fortë kapitali në Eurozonë që mund të fillojë me ndërhyrjen në Greqi të kolosit kinezë Hna, në krye për blerjen e aeroportit të Athinës. Kushtet e investimit duke se do të jenë të ashpra: Ristrukturime të gjera në bilanc dhe shkurtime në shpenzimet në cdo vend të euros, shkruan Sundey Times. “Kina do të sigurohet që Europa të pranojë përmasat e mëdha të vrimës së borxhit dhe që kjo vrimë të mos zgjerohet akoma më tepër para se Kina të pranojë të ndërhy,” ka thënë një burim anonim dhe pranë negociatave.

Të bëhet më tepër presion mbi normat mbi riciklimin e parave. Këto janë rekomandimet e fundit nga ana e presidentit në largim të bankës qendrore europiane, Jan-Claude Trichet, që në fund të muajit do ti kalojë postin guvernatorit Mario Draghi.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›