E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu paralajmëron për rrezikun e mosmarrjes së vendimeve në Samitin e BE

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, paralajmëroi sot ekziston rreziku që samiti evropian i të dielës mund të mos arrijë në vendime lidhur me një përgjigje ndaj krizës së borxhit.
"Ekzistojnë dyshime të mëdha lidhur me mundësinë e mosmarrjes së vendimeve të dielën. Paralajmëroj për rrezikun e një shtyrjeje tjetër", deklaroi në këshillin e ministrave, cituar nga një komunikatë, kryeministri i cili i kërkon BE-së një "zgjidhje vendimtare të krizës së borxhit që po trondit vendin e tij dhe zonën euro. ´

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›