E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi, sot sfida për titullin kampion Evrope

TIRANE-Boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, te premten në Frankfurt do të ketë luftën e tij të parë për një titull ndërkombëtar në boksin profesionist. Krasniqi 24-vjeçar do të përballet me algjerianin me shtetësi franceze Abdelkahim Derghal, për titullin WBO Europe. Dueli mes Krasnqiit e Derghalit do të jetë kryesori i mbrëmjes të së premtes në Frankfurt. “Më në fund kam rastin që të tregoj veten. Kjo është mundësia ime për të shkuar drejt majës së botës”, ka thënë Krasniqi. Në ringun profesionist, ai ka bilanc prej 35 fitoresh (11 KO) e dy humbjesh. Ai është pjesë e kompanisë promovuese “SES Boxing”. Derghal luftoi për titullin WBO Europe në shkurt 2010, por u mposht me pikë nga spanjolli Lakatos.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›