Shpërthimi në Bulqizë, ACR: Përmbushëm urdhrat e METE, presim përfundimin e hetimeve
TIRANE-Kompania austriake ACR konfirmoi sot me anë të një deklarate shtypi se përsa i përket rrethanave të aksidentit tragjik dy ditë më parë kompania ka se ka vepruar brenda të gjitha urdhëresave të Ministrisë dhe RISHM.
“ACR sqaron se ka përmbushur të gjitha urdhëresat e dhëna nga METE dhe i është përmbajtur Akt-Inspektimeve të RISHM në veprimtarinë e saj për kthimin e minierës në kushte pune”.
Kompania ACR thekson në deklaratën e shtypit se është në pritje të raportit përfundimtar të RISHM për rrethanat që shkaktuan aksidentin tragjik.
“ACR ka vënë në dispozicion të grupit hetimor dokumentacionin e nevojshëm dhe ka krijuar të gjitha lehtësitë për hetimin e kësaj çështje. RISHM në bashkëpunim me strukturat e ACR kanë marrë masa dhe po bëjnë eliminimin e avarisë. Edhe pse ACR është e bindur se ka vepruar brenda të gjitha urdhëresave dhe raporteve të mëparshme do të jetë në pritje të një raporti përfundimtar për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.
Në deklaratë theksohet se Presidentja e kompanisë ACR, zonja Skatsche Depisch, shprehu hidhërimin e saj të thellë për humbjen e punonjësit të ACR, Naim Shyti.
“Zonja Depisch i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes Shyti dhe shpreh mbështetjen e saj dhe të kompanisë ACR jo vetëm në këto momente të vështira por edhe në të ardhmen. Zonja Depisch është e interesuar për gjendjen e punonjësve të plagosur dhe iu uron atyre shërim sa më të shpejtë”.
Ndërkohë përfaqësues të kompanisë ACR po ndjekin çdo ditë nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësve të plagosur që gjenden në spitalin e Bulqizës dhe në Spitalin Amerikan të Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)