Ofertë interesante për Adrianon

Klubi i natës Santtorini i ka ofruar VIP tretman sulmuesit Adriano në rast se ai transferohet në skuadrën Atletico Mineiro.
30 vjeçari është aktualisht pa klub pas skadimit të kontratës së tij me Corinthiansin dhe ka marrë oferta nga Atletico Mineiro, klub nga qyteti Belo Horizonte.
Kur pronari i klubit të natës mësoi se presidenti i Atleticos, Alexandre Kalil kërkon Adrianon, edhe ai i bëri një ofertë sulmuesit. Nëse Adriano nënshkruan për Atleticon, Santtorini do t’i sigurojë VIP tretman që përfshin sigurim falas dhe tre kamerier privat.