E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola studion Milanin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka pranuar se ka filluar të analizojë lojën e Milanit, kundërshtarit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për të mësuar më tepër rreth Rossonerëve, ai ka treguar se do të bisedojë me trajnerin e Romës, Luis Enrique, ish anëtar i gjigantit katalan. “Do ta thërras Luisin”, tha ai.

“Kam njohuri të mirë për Milanin sepse jemi takuar dy herë në fazën e grupeve. San Siro është një stadium shumë i vështirë. Duhet të studiojmë mirë lojën e Milanit, do të jenë dy duele të rëndësishme”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›