E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mbetet e 84-ta

Kombëtarja shqiptare nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), që u publikua të mërkurën.

Në renditjen e muajit shtator, Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 84-t, njëjtë si në atë të një muaji më parë, po ashtu me pikë të njëjta, 414.

Ekipi i Gianni De Biasit, që do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin 2014 në shtëpi ndaj Islandës (12 tetor) dhe Sllovenisë (16 tetor), gjendet përpara Kinës (85) dhe prapa Angolës (83).

Ndërkaq, në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë kampioni botëror dhe evropian, Spanja, e përcjellë nga Gjermania. Portugalia ka përparuar për një vend, duke dalë e treta, kurse Argjentina është ngritur për tri pozita dhe tash është e katërta.

Anglia dhe Italia kishin rënie, kurse në dhjetëshen e parë u fut Kolumbia e Radamel Falcaos. Edhe këtë herë, jashtë Top 10 mbetet pesë herë kampioni botëror, Brazili, që është i 14-ti.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1611 pikë

2. Gjermania 1459

3. Portugalia 1259

4. Argjentina 1208

5. Anglia 1196

6. Holanda 1141

7. Uruguai 1140

8. Italia 1106

9. Kolumbia 1102

10. Greqia 1029

-------------------------

84. Shqipëria 484

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›