Papua New Guinea njeh Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga Papua New Guinea.
"Ne sot jemi informuar zyrtarisht, përmes Ambasadës sonë në Tokio se Qeveria e Papua New Guinea ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i këtij shteti, Peter O'Neill këtë vendim tashmë e ka bërë publik. Ne shumë shpejt do të lidhim marrëdhënie diplomatike me këtë shtet“, tha per Express, Artan Behrami, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.
Sipas Behramit, në takimin e fundit me 27 shtator që Ministri Enver Hoxhaj kishte me homologun e tij nga Papua New Guinea në New York, ka marr konfirmimin që Qeveria e tyre ka marr vendimin për njohjen e Kosovës, derisa sot është bërë ky vendim publik.