Oficeri Skura do dergohet ne Itali per kurim me te specializuar

Edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Ushtarak, gjendja shëndetësore e shefit të krimeve të policisë së Burrelit Musa Skura vijon të mbetet e rëndë. Kryepolici u plagos mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni për kapjen e një bande kriminale në fshatin Suç në Mat, ku policia kishte organizuar një operacion për arrestimin e disa personave të kërkuar.
Policia arrestoi tre autorët e ngjarjes, ku fillimisht u vunë në pranga shtetasit Fitim Alla dhe Vilson Milshkurti, ndërsa disa orë më vonë gjatë një operacioni ku morën pjesë edhe forcat RENEA u arrestua pak kilometra nga vendi i ngjarjes edhe autori i tretë i plagosjes së shefit të krimeve të Burrelit, 22-vjeçari Rigels Lifja.
12 persona janë shoqëruar si bashkëpuntor të 3 të arrestuarve Fitim Alla, Vilson Kurti dhe Rigers Lifja. Të shoqëruarit nga RENEA dyshohet të jenë bashkëpuntorë ose persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Fitim Alla, ka marrë edhe plagë me mjete të forta të cilat dyshohet të jenë marrë në përleshje me shefin e krimeve, dhe më pas e ka qëlluar atë.
Sipas burimeve 10 efektivë të policisë së Matit me në krye shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve ishin në një operacion për të dyshuar për trafik armësh e grabitje, dhe janë përplasur me të dyshuarit, ku për pasojë mbeti I plagosur shefi I krimeve Musa Skura.
Burimet zyrtare të policisë një ditë pas ngjarjes së rëndë nuk kanë dhenë asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen apo armët dhe sendet e tjera kompromentuese të sekuestruara gjatë operacionit.
Kurti: Gjendja shëndetësore e Skurës brenda parametrave jetësorë
Mjeku në Spitalin Ushtarak, Bardhi Kurti ka bërë me dije lidhur me gjendjen shëndetësore të kryepolicit Skura. Sipas tij, Skura është paraqitur në spital me dëmtime në pesë organe. Ndërhyrja është bërë në të gjithë këto organe, gjatë një operacioni i cili ka zgjatur disa orë, duke nisur nga ora 9 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm. Kurti sqaroi se oficeri i policisë është në terapi intensive, gjendja e tij është brenda parametrave jetësorë.
“Musa Skura iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale nga ora 21:00 deri në orë 04:00 të mëngjesit. Pacienti kishte të dëmtuara 5 organe, veshka e djathtë që iu hoq, çarje stomaku që iu qep, shpretkën që iu hoq, zorrët e hollët e trasha që iu qepën dhe pankreasin që iu qep. Pacienti ka marrë 9 qese gjak, parametrat janë në kufijtë e normës, mbahet në respiracion dhe do të shihet për ta shkëputur nga aparati. Ka rrezik për jetën, është i stabilizuar por jo jashtë rrezikut për jetën” u shpreh Kurti.
Noka: Musa Skura do dërgohet në Itali Ministri i Brendshëm, Flamur Noka bëri me dije se krupolici Musa Skura do të drogohet në Itali, për kurim të mëtejshëm. “Do të bëjmë gjithçka për mirësimin e gjendjes së Skurës . Është marrë një vendim nga ana e qeverisë për të bërë të mundur që Skurës ti jepet nidhma e nevojshme. Kemi siguri për shpëtimin e jetës së Musa Skurës. Tani janë realizuar kontaktet në Itali për Skurën, i cili do të transportohet me avion sanitar”, vuri në dukje ministri Noka, pas vizitës në Spitalin Ushtarak.
Noka: Musa Skura do dërgohet në Itali Ministri i Brendshëm, Flamur Noka bëri me dije se krupolici Musa Skura do të drogohet në Itali, për kurim të mëtejshëm. “Do të bëjmë gjithçka për mirësimin e gjendjes së Skurës . Është marrë një vendim nga ana e qeverisë për të bërë të mundur që Skurës ti jepet nidhma e nevojshme. Kemi siguri për shpëtimin e jetës së Musa Skurës. Tani janë realizuar kontaktet në Itali për Skurën, i cili do të transportohet me avion sanitar”, vuri në dukje ministri Noka, pas vizitës në Spitalin Ushtarak.